Prej tre ditësh, reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulta kanë shkaktuar probleme të shumta në qarqe të ndryshme në Shqipëri. Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës shumë fshatra kanë mbetur të izoluar dhe disa rrugë nacionale kalohen vetëm me zinxhirë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e rrugëve, ndërsa apelon që të ndiqen të gjithë udhëzimet e patrullave rrugore dhe mjetet të përdorin zinxhirë në qarkullim. Ndërsa në disa zona të vendit, kryesisht në veri dhe verilindje trashësia e dëborës ka arritur mbi 1 metër.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjate natës ka pasur reshje shiu. Situata në akset e këtij Qarku është përmirësuar ndjeshëm. Qarkullimi kryhet normalisht.

Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhir, vetëm në segmentin Erind–Çajup, qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

Në Qarkun e Korçës, ka pasur reshje të dobëta bore. Është punuar pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për përmirësimin e gjendjes në akse.

Në aksin Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Kapshticë, është punuar gjatë orëve të para të mëngjesit për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhir.
Në aksin Boboshticë-Dardhë, nga km 5-14, qarkullohet me zinxhir.

Në rrugën Ersekë-Leskovik, në zonën e Gërmenjit, qarkullohet me zinxhir.
Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjatë gjithë natës dhe deri tani ka reshje shiu dhe ne akset e Dajtit ka rreshje bore.

Po vazhdon puna per pastrimin dhe hedhjen e kripës nga kontraktori. Segmentet Qafë Priskë – Qafë Mollë-Shëngjergj qarkullohet me zinxhir. Në Trau Dajt-Teleferik është punuar për pastrim dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi bëhet me zinxhir.
Akset e Dajtit, qarkullohen të gjithë me zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje me intensitet të lartë. Në aksin Nyjë Fushë Dukagjin-Lidhja me Rrugën e Kombit, Hyrje Kukës-Krumë-Qafë Prush, Plepa-Kam, ka pasur reshje bore. Trashësia e borës shkon 60 cm. Vazhdon puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi pjesërisht me zinxhir.

Në segmentin Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, dhe K/Domaj-Draj Reç. Në punë janë 4 borëpastruese dhe 2 fadroma.

Qarkullimi kryhet me zinxhir.
Në aksin Kukës-Bushtricë, njoftohemi për situata të rënduar nga reshjet. Trashësia e borës ka shkuar 1 m. Tani sapo është bërë e mundur hapja e rrugës dhe mjetet po kalojnë.

Aksi Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, Kukës-Krumë-Qafë Prush dhe Plepa-Kam qarkullohet me zinxhir.
Në aksin Skuraj-Burrel-Klos-Peshkopi, po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Rruga është e kalueshme me zinxhir.
Në rrugën Ura e Cerenecit-Steblevë trashësia e borës shkon 100 cm. Po punohet me 2 mjete borëpastruese. Qarkullimi me zinxhir.

Në rrugët Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi, Ura e Matit – Lis, K/Ulëz-Ulëz, Peshkopi-Qafë Draje dhe Peshkopi – Ushtelenxe ka pasur reshje me intensitet gjatë natës. Trashësia e borës shkon 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi rekomandohet me zinxhir.
Peshkopi-Maqellare dhe Maqellare-Dogana Bllatë qarkullohen me zinxhir.
Po vazhdon pastrimi i segmentit Bulqizë-Shupenze nga kontraktori. Qarkullimi me zinxhir.
Në rrugët Dedaj-Razëm, Koplik-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Pukë-Fushe Arrëz-Fushë Dukagjin. Është punuar pa ndërprerje nga kontraktori gjatë gjithë natës. Ne këto rrugë duhet të përdoren zinxhirët.

Në akset e Tropojës Bajram Curri-Valbonë, Ura e Bujanit-Qafë Morinë, Sopot-Kernaje, Mejdan-Tropojë-Bucaj, ka pasur reshje bore me intensitet, dhe vazhdojnë edhe tani. Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir.

Në rrugën Fierë-B. Curri-Kam, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir.
Në Qafë Laç-Koman ka pasur rreth 50 cm bore, qarkullohet me zinxhir.
Në akset Shkodër-Hani i Hotit dhe Hani i Hotit-Tamarë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir dhe me kujdes.

13