Dëbora bllokon Thethin dhe Vermoshin

Reshjet e borës kanë vijuar në qytetin e Shkodrës. Në qytet situata duket e normalizuar ndërsa në zonat e thella janë shfaqur disa problematika. Të bllokuara për shkak të dëborës janë ende Thethi dhe Vermoshi.

Gjatë natës ka pasur reshje të dendura në të gjitha akset malore të rajonit verior. Për shkak të reshjeve dhe trashësisë së borës në të gjitha akset rekomandohet qarkullimi me zinxhirë.

Situata e akseve rrugore në qarkun Shkodër është si me poshtë:

-Aksi B.Curri – Valbone trashsia e bores ka shkuar 70 cm

-Aksi B.Curri-Fierze trashsia e bores ka shkuar 50 cm

-Aksi Ura e Bujanit-Qafe-Morin trashsia e bores 35 cm

-Aksi B.Curri-Kam trashsia e bores 45 cm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne