Defekt i madh në Tiranë, gjysma e kryeqytetit pa energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se për shkak të një defekti në linjën e OST do ketë kufizime në disa zona të Tiranës. OSHEE bën më dije se po punohet për riparimin e defektit dhe për furnizimin me energji nga linja të tjera.

Zonat pa energji elektrike: Kodër Kamëz, Paskuqan, Babrru, Rruga Siri Kodra, Laprakë, Rr Mine Peza, Lagj Allias, Bathore, Rruga e Dibres, Rruga 5 Maji, Rruga Niko Avrami, Rruga Ferit Xhajko.

“Për shkak te një defekti që dyshohet të jetë në linjën e OST, kanë mbetur pa energji disa fidera te nënstacioni Rajonal në Tiranë. Brigadat e avarisë së OSHEE janë në terren dhe sapo kanë vendosur në pune nënstacionin. Punohet për dhënie energji nga linja te tjera me qellim furnizimin me energji se pari objekteve te rëndësisë se veçantë siç janë spitalet. Zonat qe furnizohen nga ky nënstacion janë; Koder Kamez, Paskuqan, Babrru, Rruga Siri Kodra, Laprake, Rr Mine Peza, Lagj Allias, Bathore, Rr e Dibres, Rr 5 Maji, Rr Niko Avrami, Rr Ferit Xhajko. Per konsumatorët familjare do te jepet furnizim me skema alternative deri ne riparimin e defektit”- thuhet në njoftimin e OSHEE.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne