Degjenerimi dhe pasiguria në Perëndim: 17-vjeçaren e përdhunojnë 3 herë rrugës për në shtëpi

U përdhunua 3 herë nga 3 burra të ndryshëm brenda një ore gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi. Kjo është historia e një 17-vjeçareje e cila ka qenë protagoniste e një historie të shëmtuar edhe të dhimbshme të shënuar në një nga rrugët e qendrës së Londrës. Ajo është sulmuar ndërsa kthehej në shtëpi nga një festë më miqtë e saj. Sipas asaj që shkruan Daily Mail vajza është ndarë nga miqtë e saj rreth orës 23.30 dhe nga ai moment deri në 30 minuta pas mesnate ajo u sulmua nga 3 përdhunues të ndryshëm. Pas denoncimit policia është vënë në kërkim të autorëve. Për momentin në dorë ka një filmim të atij që ka qenë përdhunuesi i dytë që duket se është një adoleshent. Në pamje duket se si vajza tërhiqet zvarrë nga një i panjohur në një cep. Ai që e gjeti vajzën të shtrirë në rrugë ishte një oficer policie. Në trupin e saj përveç dhunës janë vënë re edhe shenja të përdorimit të drogës. Është marrë dëshmia e saj për të zbardhur identitetin e përdhunuesve. /lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne