Nga Ramzy Baroud.

Disa premtime bëhen dhe mbahen, ndërsa disa jo vetëm nuk mbahen por edhe mohoen. Por ‘premtimi’ i bërë nga Arthur James Balfour në atë që u bë e njohur si ‘Deklarata e Belfurit’ për udhëheqësit e komunitetit çifut zionist në Britani njëqind vjet më parë, u nderua vetëm pjesërisht. Krijoi një shtet për hebrenjtë dhe u përpoq të shkatërrojë kombin palestinez.

Në të vërtetë Belfuri sekretari i jashtëm i Britanisë në kohën kur u bë deklarata në 2 nëntor 1917, ishte si shumë prej shokëve të tij, antisemit. Ai kujdesej pak për fatin e komuniteteve hebraike. Angazhimi i tij për krijimin e një shteti hebre në një vend që ishte i populluar tashmë nga një komb i suksesshëm dhe i rrënjosur historikisht, kishte për qëllim të siguronte mbështetjen e udhëheqësve të pasur sionistë në ndërtimin e madh ushtarak të Britanisë gjatë luftës së parë botërore.

I dinte Belfuri pasojat apo nuk e dinte, deklarata e tij e shkurtër drejtuar udhëheqësit të bashkësisë hebraike në Britani, Walter Rothschild, do të shkaktonte shpërnguljen e një kombi të tërë nga shtëpitë e tyre dhe do të vazhdonte të shkatërronte disa gjenerata të palestinezëve dekada më vonë. Por në fakt, duke gjykuar nga mbështetja e fortë që pasardhësit e tij vazhdojnë të shfaqin ndaj Izraelit, mendon se ai do të ishte ‘krenar’për Izraelin dhe i pavëmendshëm ndaj fatit tragjik të palestinezëve.

Kjo është ajo që ai shkroi një shekull më parë:

“Qëllimi i qeverisë së madhërisë së tij është favorizimi i krijimit në Palestinë të një atdheu për popullin hebre dhe përdorimi i përpjekjeve më të mira për të lehtësuar arritjen e këtij objektivi. Duhet kuptuar qartë se asgjë nuk duhet të bëhet që të paragjykohen të drejtat civile dhe fetare të bashkësive ekzistuese jo-hebraike në Palestinë, ose të drejtat dhe statusi politik i gëzuar nga hebrenjtë në çdo vend tjetër. Duhet tu jem mirënjohës nëse do ta dërgoni këtë deklaratë në dijeni të Federatës Zioniste. ”

Duke folur kohët e fundit në Universitetin e Nju Jorkut, profesori palestinez Rashid Khalidi e përshkroi angazhimin britanik, si një ngjarje që “shënoi fillimin e një lufte koloniale një shekullore në Palestinë, e mbështetur nga një sërë fuqish të jashtme që vazhdojnë deri në ditët e sotme”.

Por shumë shpesh, gjuha e përgjithësuar, akademike dhe analiza e rafinuar politike, madje edhe nëse janë të sakta, maskojnë shtrirjen e vërtetë të tragjedive në jetën e njerëzve të zakonshëm.

Teksa Belfuri mbaroi shkrimin e fjalëve të tij famëkeqe, ai duhet të ketë qenë konsumuar me efektivitetin e taktikës së tij politike që do ti bënte cionistët ti bashkoheshin aventurave ushtarake të Britanisë, në këmbim të një copë toke që ishte ende nën kontrollin e Perandorisë Osmane.

Megjithatë, ai nuk kishte respekt të vërtetë për miliona arabë palestinezë, myslimanë dhe të krishterë që duhej të vuanin mizorinë e luftës, spastrimin etnik, racizmin dhe poshtërimin gjatë një shekulli.

Deklarata Belfur ishte ekuivalente me një dekret që bënte thirrje për asgjësimin e popullit palestinez. Asnjë palestinez nuk mbeti plotësisht imun ndaj dëmit të kryer nga Belfur dhe qeveria e tij.

Tamam Nassar 75 vjeçe, ishte një prej miliona palestinezëve, jeta e së cilës u shkaterrua përgjithmonë në sajë të Belfurit. Ajo shpërngul nga fshati i saj Xhulis në jug të Palestinës, në vitin 1948. Ishte vetëm pesë vjec.

Tamam Nassar tani jeton me fëmijët, nipërit dhe mbesat në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza. E sëmurë nën peshën e viteve të vështira dhe e lodhur nga një episod i pafundën i luftës, rrethimit dhe i varfërisë, ajo vazhdon të ruajë ende disa kujtime të errëta nga e kaluara që kurrë nuk mund të shpengohet.

Ajo di fare pak se si një burrë me emrin Arthur James Balfour kishte vulosur fatin e familjes Nassar për shumë gjenerata, duke i dënuar ata me një jetë të shkretë pa mbarim.

I fola Tamamit, e njohur edhe si Umm Marwan (nëna e Marvanit), si pjesë e një përpjekjeje për të dokumentuar të kaluarën palestineze nëpërmjet kujtimeve të njerëzve të zakonshëm.

Në kohën që ajo kishte lindur, britanikët e kishin kolonizuar tashmë prej dekadash Palestinën, vetëm pak muaj pasi Balfour nënshkroi deklaratën e tij.

Pak kujtime vërshonin nëpër naivitetin e pafajësisë së saj dhe ishin kryesisht në lidhje me garat ushtarake britanike me kuaj si dhe lutjet për karamele.

Në atë kohë Tamami nuk kishte takuar cifutë ose mbase edhe takoi. Por meqë shumë hebrenj palestinezë ngjanin si arabët palestinezë, ajo nuk mund të bënte dallimn. Njerëzit ishin thjesht njerëz. Hebrenjtë ishin fqinjët e tyre në Xhulis, dhe kjo ishte gjithçka që kishte rëndësi.

Megjithëse hebrenjtë palestinezë jetonin prapa mureve, gardheve dhe llogoreve, për njëfarë kohe ata ecnin lirisht në mesin e fellahinëve (fshatarëve), blinin në tregjet e tyre dhe kërkonin ndihmën e tyre, sepse vetëm fellahinët dinte të flisnin gjuhën e vendit dhe njihnin mirë stinët.

Shtëpia e Tamamit ishte bërë me baltë të ngurtë dhe kishte një oborr të vogël para, ku vajza e vogël dhe vëllezërit e saj shpesh qëndronin mbyllur gjate kohës që ushtarët kryenin kontrolle në fshatin e tyre. Shumë shpejt, kjo situatë do të ndodhte gjithnjë e më shpesh dhe karamelet që dikur e ëmbëlsonin jetën e fëmijëve, nuk do ofroheshin më.

Pastaj erdhi lufta që ndryshoi gjithçka. Ajo ndodhi në vitin 1948. Lufta përreth Xhulis filloi shumë shpejt dhe tregoi pak mëshirë. Disa nga fellahinët të cilët udhëtuan jashtë kufijve të fshatit, nuk u panë më.

Beteja e Xhulis ishte e shkurtër. Fermerët e varfër me thika kuzhine dhe disa pushkë të vjetra nuk ishin në nivelin e ushtrive të përparuara. Ushtarët britanikë u tërhoqën nga periferitë e Xhulisit për të lejuar milicitë zioniste për të kryer sulmet e tyre që rezultoi me përzënien e fshatarëve pas betejës të shkurtër por të përgjakshme.

Tamami me vëllezërit dhe prindërit e saj u nxorrën nga fshati i tyre i dashur Xhulis të cilin nuk do ta shihnin më kurrë prej asaj dite. Ata u zhvendosën në kampet e refugjatëve në Gaza, para se të vendoseshin përgjithmonë në Nuseirat. Tenda e tyre u zëvendësua përfundimisht me shtëpi prej balte.

Tamami ka përjetuar shumë luftëra në Gaza, fushata bombardimesh, rrethime dhe çdo taktikë lufte që Izraeli ka përdorur. Gjendja e saj eshte dobësuar vetëm nga dobësia e trupit të saj të plakur, dhe trishtimi i shkaktuar nga vdekja së parakohshme e vëllait të saj Salimit dhe djalit të saj të vogël Kamalit.

Salimi u vra nga ushtria izraelite, ndërsa u përpoq të arratisej nga Gaza gjate luftës të shkurtër në vitin 1956. Kamali vdiq si pasojë e komplikimeve shëndetësore që i erdhën nga torturat e burgjeve izraelite.

Nëse vërtet Belfuri dëshironte të siguronte me këto fjalë “nuk do të bëhet asgjë që mund të paragjykojë të drejtat civile dhe fetare të komuniteteve ekzistuese jo-hebraike në Palestinë,” pse atëherë qeveria britanike mbetet e përkushtuar ndaj Izraelit pas gjithë këtyre viteve?

Ka kaluar një shekull që kur u bë kjo deklaratë dhe si pasoje kemi 70 vjet mërgim palestinez, 50 vjet okupim ushtarak izraelit. Të gjitha dëshmitë janë të mjaftueshme dhe tregojnë që Izraeli nuk ka respekt për ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat njerëzore, civile dhe fetare palestineze.

Ndërsa rritej, Tamami filloi të kthehej më shpesh në Xhulis me mendjen dhe mendimet e saj duke kërkuar kujtime të lumtura dhe momente ngushëllimi. Jeta nën rrethim në Gaza është shumë e vështirë, sidomos për njerëz të moshuar si ajo, që lufton me sëmundje të shumta dhe me zemrën e thyer.

Qëndrimi i qeverisë së tanishme britanike, që po përgatitet për një festë masive për të përkujtuar qindvjetorin e Deklaratës së Belfurit, sugjeron që asgjë nuk ka ndryshuar dhe se asnjë mësim nuk u mësua në 100 vitet që Belfuri bëri premtimin e tij ogurzi për të krijuar një shtet hebre në kurriz të palestinezëve.

Kjo duket ndryshe për popullin palestinez. Angazhimi i tyre për të luftuar për liri, mbetet po ashtu i pandryshuar, dhe as Belfuri as të gjithë sekretarët e huaj britanikë që nga ajo kohë, nuk kanë arritur që të thyejnë vullnetin e kombit palestinez.

Kjo gjithashtu ja vlen të merret me mend.

Ramzy Baroud është gazetar, autor dhe redaktor i Palestine Chronicle. Libri i tij i ardhshëm është ‘Toka e fundit: Një histori palestineze. Baroud ka një Ph.D për studimet palestineze nga Universiteti i Exeter dhe është një studiues jo-rezident në Qendrën Orfalea për Studime Globale dhe Ndërkombëtare, Universiteti i Kalifornisë Santa Barbara./ Gazeta Impakt

burimi:palestinechronicle

38