Reagon për herë të parë pas përballjes emocionuese të natës së mbrëmshme me Suedinë, Toni Kroos.

Në minutën e ’94 rezultati u përmbys me një gol të Kroos, i cili shënoi nga një pozicion i vështirë.

Mirëpo, pas këtij takimi, Kroos vazhdoi të befasoi edhe kur tha se kjo ndeshje u desh e humbur për ta, madje edhe nga vetë gjermanët.

“Ia arritëm të fitonim një ndeshje që duhej ta fitonim patjetër. Ishin të shumtë njerëzit që donin që ne të eliminoheshim para kohe, madje edhe gjermanë, por nuk do ia bëjmë aq të lehtë. E merituam këtë fitore, ushtruam shumë presion, edhe pse nuk krijuam shumë. Në fund na mjaftoi për të fituar. Tani nuk kemi kohë për të pushuar, dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen ndaj Koresë që na duhet ta fitojmë me patjetër”, u shpreh Kroos, pas ndeshjes së mbrëmshme e cila përfundoi në rezultatin 2-1 për Gjermaninë.

45