Deklarata e fortë e “Sulltaneshë Safijes”: “Burrat duhet të punojnë, ndërsa detyra e grave është të qëndrojnë në shtëpi, të rrisin fëmijët dhe të presin me dashuri burrat kur kthehen nga puna”

Pak ditë më parë në një emision që e moderon aktorja Hulya Avsar ose sic njihet ndryshe në vendin tonë si Sulltaneshë Safija, ka bërë disa deklarata në lidhje me “detyrat” e meshkujve dhe femrave të cilat kanë nxehur gjakrat dhe janë bërë objekt i shumë diskutimeve ne mediat online dhe jo vetëm.

Ajo përgjatë fjalës së saj ka deklaruar: “Burrat duhet të punojnë, ndërsa detyra e grave është të qëndrojnë në shtëpi, të rrisin fëmijët dhe të presin me dashuri burrat kur kthehen nga puna”

Kjo frazë ka ngacmuar dhe aktorin e ftuar në emisionin e saj i cili i është përgjigjur me ironi.

Pak kohë pas kësaj deklaratë vijnë dhe reagimet nga të gjitha sferat e jetës. Madje kjo deklaratë ka revoltuar edhe popullin e thjeshtë.

Me rastin e Ditës Ndërkombetare të Femrës në protestën e oragnizuar kundër dhunës dhe abuzimit ndaj femrave në lagjen Taksim në Stamboll të shumta kanë qënë dhe pankartat me sllogane si “C’pate Hulya”; “Hulya çfarë halli ke”.

Ndërkohë e intervistuar nga gazetarët për qëndrimin e saj paska maskilist ajo ka deklaruar se nuk i intereson fare opinioni publik dhe se asnjë reagim negativ kundër saj nuk do e ndalonte atë të shprehte mendimin e saj të lirë. /Frekuenca

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne