Deklaratë për shtyp e Ambasadës së Shtetit të Palestinës në Tiranë

Tiranë, më 13 Maj 2018

Ambasada e Shtetit të Palestinës në Republikën e Shqipërisë dënon ashpër shkeljet dhe arrogacën izraelite të mbështetur zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne theksojmë se qeveria izraelite e krahut të djathtë, e kryesuar nga Benjamin Netanjahu, shfrytëzon çdo mundësi për të vazhduar proçesin e hebreizimit të Jeruzalemit të pushtuar, duke vënë në shenjestër edhe varret, gurët, pemët, njerëzit si dhe të gjitha simbolet, historike, kulturore, civilizuese dhe legjitime të identitetit arab, kristian dhe islamik.

Njëkohësisht, ne e konsiderojmë deklaratën e Presidentit Trump rreth Jeruzalemit si dhe vendimin e tij për transferimin e ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalemin e pushtuar, si pjesë e pandarë e këtij agresioni ndaj popullit tonë dhe të drejtave të tij.

Shteti i Palestinës në koordinim dhe konsultim me vëllezërit dhe miqtë e tij vazhdon të bëjë përpjekje politike dhe diplomatike me Kombet e Bashkuara, me organizatat e saj si dhe me kryeqytetet vendimmarrësë në botë, me qëllim përballjen e vendimit amerikan dhe pasojat e tij, njëkohësisht edhe për demaskimin e shkeljeve e krimeve që pushtuesit izraelitë po kryejnë ndaj popullit tonë në Bregun Perëndimore dhe në Rripin e Gazës e sidomos në qytetin e Jeruzalemit. Gjithashtu këto përpjekje kanë për qëllim nxjerrjen e zyrtarëve izraelitë para Gjykatës Ndërkombëtare Panale duke i gjykuar publikisht, por njëkohësisht edhe për konsolidimin e grupit ndërkombëtar i cili kundërshton dhe refuzon deklaratën dhe vendimin e Presidentit Trump.

Shteti i Palestinës do të vazhdojë të punojë për krijimin e personalitetit të tij juridik ndërkombëtar, si dhe për të drejtën e tij themelore për t’u integruar në të gjitha organizatat dhe institucionet e Kombeve të Bashkuara, deri sa të arrijë të bëhet anëtar i plotë në Kombet e Bashkuara.

Shteti i Palestinës do të ndërmarrë një sërë hapash politike, ligjore dhe diplomatike për të kundërshtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet që po bashkëpunojnë me to për transferimin e ambasadës së amerikane në Jeruzalem, ç’ka përbën shkelje të rëndë dhe flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe legjitimitetit ndërkombëtar.

Ambasada e Shtetit të Palestinës konfirmon se vendimi i Presidentit Trump për të transferuar Ambasadën e SHBA-vë në Jerusalem është një shkelje flagrante e rezolutave dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Ne gjithashtu dënojmë thirrjet e organizatave ekstremiste hebreje për inkursione në shkallë të gjerë në xhaminë Al-Aksa dhe rrethinat e saj, të cilat filluan këtë mëngjes, ku grupe të kolonëve ekstremistë të veshur me uniformën e “Telmudit” sulmuan Xhaminë Al-Aksa duke ushtruar dhunë ndaj banorëve të Jeruzalemit dhe rojeve të Xhamisë së Shenjtë Al-Aksa.

Ne ritheksojmë se populli ynë falë qëndresës së tij është i aftë për t’i bërë ballë të gjitha përpjekjeve dhe komploteve të cilat synojnë asgjësimin e kauzës së tij dhe cënimin e të drejtave të tij kombëtare dhe legjitime. Gjithashtu ritheksojmë se Jeruzalemi i pushtuar Lindor do të mbetet Kryeqyteti i Përhershëm i Shtetit të Palestinës. Ai do të mbetet i tillë falë qëndresës së banorëve të tij të pamposhtur dhe të pagjunjëzuar. Ndërsa të gjitha veprimet e pushtuesve janë të pavlefshme dhe jolegjitime.

Ambasada e Shtetit të Palestinës në Tiranë gjithashtu i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë mike për mos marrjen pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës amerikanë në Jeruzalem, e cila bie në kundërshtim me rezolutat legjitime dhe bashkësinë ndërkombëtare, aq më tepër që kjo ceremoni organizohet në një kohë kur populli palestinez përkujton Nakban (katastrofën) e vitit 1948, vit në të cilin u themelua shteti i Izraelit mbi rrënjat e popullit palestinez, ku u vranë dhe u dëbuan nga tokat e tyrë më shumë se 700 mijë palestinezë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne