Del dokumenti/ Kuvendi votoi që Tahiri të mos dalë nga Shqipëria

Largimi i Saimir Tahirit nga Shqipëria ka shkaktuar reagime të shumta. Nuk është shkelje ligjore për shkak se prokuroria nuk ka kërkuar ndalimin e tij të lëvizjes me anë të bllokimit të pasaportës, por tregon lirshmërinë me të cilën ish-ministri mund të veprojë i vënë në qendër të hetimeve për çështjen “Habilaj.
Në fakt, Partia Socialiste votoi në Kuvend që ai të mos dalë nga vendi. Në këtë dokument të miratuar në 25 tetor, shpjegohet se Kuvendi ka dhënë autorizimi Prokurorisë për kontrollin e banesës por edhe për mos lejimin e daljes jashtë shtetit.
“Kuvendi miraton dhënien e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës për deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri. Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin për të qëndruar në një vend të caktuar, si masë shtrënguese të heqjes së lirisë në kuptim të shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të nenit 232, të Kodit të Procedurës Penale” – thuhet në vendim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne