Del gënjeshtra me fasadën e stadiumit dhe kullën e Albstar

Në Gusht të 2016 u hap një debat i madh lidhur me prishjen e stadiumit Qemal Stafa për t’i hapur rrugë projektit yë Arenës Kombëtare. Diskutimet nisën pas shembjes së fasadës monumentale të stadiumit, ku pas reagimeve të shumta qeveria me në krye zotin Rama tha se projekti i ri parashikonte ruajtjen  e fasadës. Dyshimet ishin se në mungesë të një projekti të plotë teknik për stadiumin e ri, Rama ndryshoi mendim dhe deklaroi se fasada nuk do të vendosej në muze, por do të shërbente si fasadë e stadiumi të ri.

Kur kanë kaluar më shumë se 2 vjet, anëtari i komitetit të FSHF-së, Arben Dervishaj zbuloi në fakt se e vërteta ka qenë ndryshe nga sa predikonte kryeministri. I ftuar në emisionin Pressing në ABC News ai tha se vonesa në përfundimin e stadiumit të ri erdhën pikërisht për këtë shkak. Sepse në projektin e parë nuk ishte parashikuar ruajtja e fasadës.

“Ne na vonoi shkalla monumentale se në projektin e parë nuk ishte dhe ne na detyroi të ndryshonim planin. Në pjesën veriore të stadiumit, në gërmie bazamenti doli më i dobët dhe u detyruam të shkonim një kat më poshtë. Kjo na vonoi që na kërkon këtë kohë. Nuk është se ka vonesa për gjëra të tjera.– deklaroi Dervishaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne