Del në gjyq 17 vjecarja palestineze, organizatat botërore thirrje Izraelit

Një vajzë adoleshente e cila u konsiderua si një heroinë për palestinezët, pasi u fotografua duke goditur një ushtar izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor u shfaq të martën në një gjykatë ushtarake izraelite për fillimin e seancave gjyqësore.

17 vjeçarja palestineze Ahed Tamimi, ka tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar pas arrestimit të saj, pasi në dhjetor të 2107 u konfrontua me një ushtar dhe oficer izraelit në oborrin e shtëpisë së saj në zonën e Nabi Saleh. Ngjarja u transmetua live në rrjetin social Facebook nga mamaja e saj dhe u bë menjëherë virale. Pas incidentit, Tamimi dhe nëna e saj Nariman, u arrestuan disa ditë më vonë. Të martën në mëngjes adoleshentja u shfaq me uniformë burgu dhe me duart e këmbët nën pranga. Ajo u transportua në sallën e gjyqit në burgun ushtarak Ofer për seancën paraprake gjyqësore. Babai i saj, Basimm, i vetmi anëtar i familjes së saj i pranishëm në sallën e gjyqit, i dha ha kuroja vajzës së tij duke i shqiptuar fjalët: “Qëndro e fortë”. Adoleshntja përballet me 12 akuza, përfshirë sulm dhe agresion ndaj forcave ushtarake të regjimit sionist. Një person adult me të tilla akuza mund të burgoset deri në 10 vjet, por një dënim i tillë konsiderohet i pamundur për një të mitur që e cila ishte vetëm 16 vjeç kur ndodhi ngjarja. Palestinezët dhe përkrahësit e tyre në mbarë botën janë solidarizuar me ngjarjen dhe kërkojnë lirimin e adoleshentes. Ndërkohë edhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kërkojnë lirimin e saj duke fajësuar regjimin sionist për sjellje diskriminuese. Për palestinezët Ahed Tamimi është simbol i rezistencës së palestinezëve kundër regjimit sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne