Mbi Durim Bamin, vrasësin e dyshuar me pagesë, rëndon akuza për “Kallëzim të rremë”, në lidhje me skenarin e vrasjes së Tom Doshit. Prej 2 vitesh e nëntë muajsh, Durim Bami ndodhet në arrest shtëpie dhe asnjë hap para nuk është bërë në procesin gjyqësor. Pasi po bëhen gati 3 vjet në arrest shtëpie, Durim Bami ka bërë një kërkesë në Gjykatën për Krime të Rënda për shuarjen e masës së sigurisë ndaj tij.
Durim Bami rrëfeu në një bisedë të filmuar fshehtas se si kishte marrë porosinë për vrasjen e Tom Doshin. Prokuroria pretendon se e gjithë historia ishte një skenar i rremë i trilluar nga Durim Bami dhe Mark Frroku.

24