Një britanik shofer kamioni ka publikuar këtë të martë disa video të shkurtra se si emigrantët që kanë hipur fshehtas në kamionin e tij i luten që të ndalojë pasi kuptuan se ai ishte nisur për në Holandë dhe jo për në Britaninë e Madhe.

Ryan Ledgister kuptoi se dy emigrantë u ngjitën në kamionin e tij kur ndaloi në një pikë karburanti në Francë. Ai tha se ua shpjegoi emigrantëve se nuk ishte nisur për në Britani, por ata nuk lëvizën nga kamioni. Vetëm më vonë e kuptuan se kamioni vërtet nuk po shkonte në destinacionin e tyre të preferuar.

The truck driver claims he told both men he was not heading to Britain when they got aboard as he stopped in a petrol station forecourt on the way to the Netherlands

Në një moment ai e ka ngadalësuar shpejtësinë dhe u ka bërtitur emigrantëve: “Ju thashë! Ju thashë, por nuk më besuat! Ju po vini me mua në Holandë. Po vini në Holandë!”. Në një postim në Facebook, shoferi shkruan: “Ju thashë këtyre bijve të ku*vave. Nuk jam budalla që të ndaloj ku tu dojë qejfi këtyre. Tashmë le t’ju bëhet mësim”.

It is thought the stowaways got on the lorry near the French port of Dunkirk but did not realise they were heading towards Holland rather than the UK until the were on the outskirts of Veurne in Belgium

“Daily Mail” që ka publikuar historinë shkruan se “Kampi i xhunglës” që ndodhet rreth 30 milje larg nga Dunkirk, është bërë një magnet për emigrantët ku tashmë numërohen aty mbi 8 mijë burra, gra dhe fëmijë.

Emigrantë nga Afrika, Lindja e Mesme, por edhe nga Ballkani janë mbledhur aty pasi në tetor 2016 qeveria franceze mbylli një kamp në Calais. Disa kanë kërkuar azil në Francë ndërsa shumica kërkojnë të gjitha mundësitë që të kapërcejnë për në Angli. Mes këtyre emigrantëve ka edhe shumë shqiptarë.

16