Delegacioni i Hamasit mbërrin në Kajro

Një delegacion i lëvizjes së rezistencës palestineze, Hamas, i kryesuar nga udhëheqësi i ri i zgjedhur në Gaza Jehija Sinuar, ka mbërritur në Kajro për të mbajtur takimin e parë të nivelit të lartë me zyrtarët e sigurisë të këtij vendi pas disa muajsh tensionesh.

Salah Bardauel, zyrtar i Hamasit, tha se delegacioni prej tre anëtarësh hyri në Egjipt të dielën nëpërmjet kalimit kufitar Rafah, i vetmi kalim në botën e jashtme për Rripin e Gazës së rrethuar, i cili kryesisht është i mbyllur si pjesë e një bllokade izraelite dhe egjiptiane. Izraeli ka bllokuar Gazën që nga viti 2007 si një mënyrë për të ndëshkuar banorët e saj që votuan për një administratë të Hamasit. Bllokada ka shkaktuar një rënie në standardin e jetesës, si dhe nivele të pashembullta të papunësisë dhe varfëri të pandërprerë në enklavën palestineze bregdetare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne