Delegacioni i BE-së të enjten në Ankara për heqjen e vizave

Për heqjen e vizave për pasaportat turke të enjten (31 maj) do të shkoje në Ankara një delegacion i Bashkimit Evropian (BE).

Delegacioni do të kryesohet nga Simon Mordue, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme.

Turqia ka plotësuar 67 nga gjithsej 72 kriteret e nevojshme për hyrjen e qytetarëve të saj pa viza në vendet e BE-së.

Kanë përfunduar punimet edhe për 5 kriteret e mbetura dhe dokumenti i pozicionit më 7 shkurt i ishte komunikuar BE-së.

Kapitulli më delikat dhe më i vështirë në negociata pritet të jetë ai në lidhje me luftën kundër terrorizmit. Sepse Ankaraja është kundër “ndryshimit të përkufizimit” (të terrorizmit) në një periudhë që ajo është duke zhvilluar një luftë intensive kundër terrorizmit.

Një çështje tjetër që do të diskutohet në negociata ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale.

Turqia ka premtuar rishikimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale duke marrë parasysh standardet e BE-së dhe bërjen e ndryshimeve nëse do të jetë e nevojshme.

BE-ja pret që Ankaraja të marrë masa edhe në këtë drejtim.

Autoritetet janë të mendimit se marrëdhëniet Turqi-BE do të marrin sërish një shtysë të re në rast të heqjes së vizave këtë vit për qytetarët turq./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne