Një delegacion i Arabisë Saudite mësohet se ka arritur në Turqi në kuadër të hetimeve në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Pritet që gjatë fundjavës të ketë takime në mes të zyrtarëve turq dhe të delegacionit saudit i cili ka arritur në Ankara.

Gazetari dhe kolumnisti i gazetës “The Washington Post” Khashoggi u zhduk më 2 tetor, pasi kishte hyrë në kompleksin e kosullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Ai ishte i njohur si kritikues i politikave që udhëheqë Qeveria aktuale saudite.

Burimet policore konfirmuan informacionin se Khashoggi nuk kishte dalë nga konsullata pas hyrjes më 2 tetor. Burimet njoftuan se në orën e njëjtë, 15 shtetas sauditë, përfshirë edhe zyrtarë të ardhur në Stamboll me dy avionë, kanë qenë në konsullatë ndërsa më pas janë kthyer në shtetet nga të cilat kishin ardhur.

Vazhdojnë hetimet në lidhje me zhdukjen e Khashoggi-t që kanë nisur nga Kryeprokuroria Publike në Stamboll.

Burimi: AA

7