Demiraj jep alarmin: Helmi që u hodh është përdorur nga Sadami

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka qenë i ashpër me reagimin e tij drejtuar Gardës së Republikës.

Pas reagimit me anë të një postimi në rrjetet sociale, Demiraj në një lidhje direkt për Fax News u shpreh:

“Ishte një protestë paqësore, pavrësisht disa personave që goditën derën e Kryeministrisë.

Reagimi i Gardës së Republikës, nuk ka qenë i duhuri. Masa e përdorimit të gazzit është përdorur në masa të mëdha.

Mënyra e përdorimit të këtyre lëndëve, mënyra e hedhjes dhe sasisë së saj, ka qenë e tepruar. Në kushte normale, Policia dhe Garda nuk duhej t’i lejonte njerëzit të afroheshin.

Sigurisht unë e dënoj hyrjen në Kryeministri, djegien e objekteve shtetërore, por reagimi i Gardës ishte joprofesional”.

Më herët ai qe shprehur me anë të një postimi në Facebook:

“Te nderuar miq!

Helmimin e popullit te tij gjate nje proteste civile dhe demokratike e ka bere vetem Sadam Hyseni, Ali kimiku, Gadafi, etj dhe fundi i tyre dihet.

Turp per policine dhe komandantin e Gardes se Republikes qe zbatojne urdhera te paligjshem, pasi perdorimi i gazit lotsjelles ne keto permasa dhe me kete permbajtje konsiderohet krim kunder njerezimit.

Pas kanabizimit, trafikut te tmerrshem te droges dhe pefshirjes ne te, te te gjitha niveleve te policise, ministria e brendshme do te mbaje pergjegjesi dhe per kete shkelje te se drejtes themeltare se qytetarve.

Kjo qeveri e jashteligjshme, e kapur me qindra here ne flagrance ka rene qe ne vitin 2017 qe kur shumica e vendeve ne parlament jane vjedhur. E kemi faktuar me prova dhe dokumente, me emra dhe shifra ne ate kohe qe policia drejtohej nga drejtori i droges.

Me popullin qe e ke tallur, shtypur, vjedhur dhe perdhunuar nuk ja del dot as ti dhe sherbetoret tuaj. Largohu sa me pare.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne