Demiraj: Shërbimet sekrete amerikane dhe gjermane kanë kopsitur informacionet për ‘peshqit e mëdhenj’

Dritan Demiraj, ish-ministër i Brendshëm, deklaroi se në Shqipëri nga njëra anë kemi njerëz që trafikojnë dhe fitojnë qindra miliona dollarë dhe në anën tjetër kemi njerëz që dënohen për faturat e dritave.

Duke komentuar deklarimet e ambasadorit Donald Lu, sipas të cilit në janar të 2018-ës duhet të arrestohen “peshqit e mëdhenj”, Demiraj theksoi se emrat që përmendi diplomati amerikan janë fillimi i një liste të gjatë, e cila të çon te peshqit e mëdhenj.

“Në Shqipëri ka sasisa të frikshme të hashashit të magazinuara në tunele apo depo, ndërsa sipërfaqet e mbjella janë minimale, në kuota të papërfillshme”, tha Demiraj, duke i qëndruar deklarimeve të mëparshme që ka bërë mbi situatën e kanabisit në vend.

Sipas tij, lista me emrat e personave që po hetohen nga krimet e rënda është në këtë institucion. Demiraj tha te Ora News se ambasadori Lu nuk flet në emrin e tij, por të SHBA-së dhe unë mendoj se ka informacione nga shërbimet amerikane dhe gjermane, të cilat janë të kopsitura.

“Jini të durueshëm, do të publikohen të tjera informacione nga Britania, Holanda Greqia. Pse ju mendoni se rastësisht u publikua dosja nga Italia”, tha Demiraj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne