Dëmshpërblimi pas aksidenteve, zbulohet skema e mashtrimit në kompaninë e sigurimeve

Një skemë mashtrimi, me qëllim përfitimin e shumave të mëdha monetare është zbuluuar nga prokuroria e Tiranës, mbi bazën e kallëzimit që ka kryer një kompani sigurimi.

Sipas kallëzimit, avokati, përmbaruesi gjyqsor dhe familjarët e një gruaje të aksidentuar, e cila më pas ka ndërruar jetë në 2013-ën kanë depozituar të dhëna të rreme për të përfituar dëmshpërblimin që parashikojnë kompanitë e sigurimeve pas aksidenteve.

Ka qenë kompania e Sigurimeve “Atlantik sha” e cila ka denoncuar në prokurori këtë skemë mashtrimi dhe organi i akuzës është vënë menjëherë në lëvizje për zbardhjen e ngjarjes.

Pas hetimeve është konstatuar se avokati  Artion Pashollarit dhe përmbaruesi gjyqsor Enuar Merko, bashkë me familjarët e viktimës, Andrea dhe Amantia Gjoni kanë tentuar të përvetësojnë një shumë parashë përmes mashtrimit të të dhënave.

 “Nga ana e prokurorisë më datë 07.09.2017 me qëllim që të vërtetohet kryerja e veprës penale është vendosur sekuestrimi i praktikës pranë shoqërisë përmbarimore “E.G Bailiff”, përmbaruesit gjyqsor privat Enuar Merko me kreditor Amantia Andrea Gjoni dhe debitor kompania “Atlantik sha”, shkruhet në urdhrin e prokurorisë.

Personat e implikuar sa më sipër akuzohen për veprën penale “Mashtrim me pasoja të rënda në bashkëpunim” dhe rrezikojnë deri në 10 vjet burg.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne