Dënohet intensiteti i agresionit imperialist amerikan kundër Kubës dhe popujve të Amerikës Latine

Këshilltari i Sigurisë së SHBA-së John Bolton ka kërcënuar popujt e Kubës, Venezuelës dhe Nikaraguas, duke i karakterizuar këto shtete si “treshja e tiranisë” dhe “kërcënim për sigurinë e rajonit”. Deklaratat kërcënuese, në kombinim me skenarët e ndërhyrjes ushtarake, vijnë dhe shtohen në përpjekjet e përhershme të imperializmit Amerikan
kundër Revolucionit Kuban dhe luftës së popujve të Amerikës Latine.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon kërcënimet imerialiste amerikane dhe kërkon heqjen e bllokadës ndaj Kubës, e cila për gati 60 vjet synon të gjunjëzojë popullin heroik Kuban, si dhe heqjen e ligji Helms – Burton i cili shtrëngon bllokadën ekonomike të ishullit.

BE-ja, prej vitesh merr pjesë në kryqëzatën antikomuniste kundër Kubës, ka mbështetur dhjetëra masa kundër Kubës së bashku me SHBA-të. Distancimi i saj për zbatimin e ligjit Helms – Burton, ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e interesave të monopoleve europiane dhe jo me interesat e popullit kuban.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin ndaj popujve të Kubës, ndaj popujve të tjerë të Amerikës Latine, si të Venezuelës dhe Nikaraguas, të cilët përballen me agresionin imperialist.

Shprehim solidaritetin tonë ndaj Partive Komuniste të rajonit, të cilat luftojnë për mbrojtjen e të drejtave të klasës punëtore dhe shtresave popullore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne