DENONCIMI/ Berisha: Vrau 5 vetë, Rama liron nga burgu Kostandin Xhuvanin

“Rama liron nga burgu vrasësin e dashur serial të organizatës kriminale “Rilindja”, Kostandin Xhuvani”. Ky ka qenë denoncimi që ka bërë sot ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit përmes një mesazhi të ardhur në adresë të tij nga qytetari dixhital, flet për një superskandal.

Sipas Berishës, Kostandin Xhuvani, djali i aktores dhe ish-deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani, i cili vuan dënimin me 25 vite burg për vrasjen e 5 të rinjve, para 5 ditësh është paraqitur në QSUT pasi është operuar nga apandisiti.

Po ashtu ai shkruan se pas operacionit, që u bë gjatë natës, familjarët e morën Xhuvanin me urdhër të Ramës dhe ai nuk shkoi në burg.

Denoncimi te Berisha:
Superskandal!
Rama liron nga burgu vrasesin e dashur serial te organizates kriminale “Rilindja”, Kostandin Xhuvani

Motivi: Kosta ka vrare 5 te rinj por eshte xhani i partise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr Kostandin Xhuvani vrasësi i 5 te rinjve nuk eshtë me ne burg.

Para dy javesh Kosta ka qen ne QSUT esht ber operim nga doktori per apendisitin dhe ne dallim nga te burgosurit e tjere qe trajohen ne spital apo qe edhe vdesin pa kurrfar ndihme ate me urdher nga Rama e kan marr familjaret brenda dites nga spitali Esht operuar naten dhe e kan mor direkt familjaret seshtë rregjistruar fare ne rregjistrat e spitalit te burgut dhe nuk eshtë ne burg me nderhyrje nga vet Rama esht liruar nga burgu nen pretekstin e operacionit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne