Denoncimi i Berishës: Si mbushi xhepat Avokatja e Shtetit, ka humbur mbi 50 çështje në Strasburg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim në lidhje me Avokaten e Shtetit. Sipas denoncimit qeveria ka humbur mbi 50 çështje në Strasburg, ku pala tjetër ka qenë e zonjës Hiçka.

“Te dashur miq, ndrikull Hicka nuk ka te ndalur. Ajo vetem ne Strasburg ka humbur mbi 50 ceshtje, shume e shume prej te cilave i ka fituar kumbar Hicka si perfaqesues i pales tjeter. Por populli thote “oreksi vjen duke ngrene”! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital se si mbush xhepat ndrikulla ne fjale edhe ne rilindjen e godines ku punon duke perjashtuar garen dhe shtuar me 40% kontraten! Kesaj i thone avokate e Narkoshtetit! sb

I nderuar Z. Berisha. Dua tju bej me dije disa problematika lidhur me Avokaturen e Shtetit te drejtuar nga Zj. Hicka. Prej shume muajsh Zj. Hicka edhe pse eshte prezent fizikisht ne pune per te cilen merr edhe pagen, nuk firmos asnje shkrese por e ka deleguar firmen te disa punonjes. Problemi me i madh eshte procedura e restaurimit te godines. Kjo procedure ka nisur nga Z. Dervishi. Zj. Hicka ka bere shtese kontrate ne masen 7%. Me vone ka bere perseri shtese kontrate ne masen 13 % duke ezauruar keshtu edhe maximumin qe jep ligji qe eshte 20 %. Ne fund te vitin 2017 Avokatja e Pergjithshme ka bere edhe nje shtese tjeter te kontrates prej 20% duke e cuar shtesen e kontrates ne 40%. Kjo eshte bere per te shmang procedurat e konkurimit ne nje kohe kur punimet nga firma jane perfunduar qe ne korrik 2017. Kjo eshte nje praktike qe KLSH mund ta konstatoje shume lehtesisht. Duke ju falenderuar qe denonconi cdo shkelje te ligjit, uroj qe KLSH te kryeje detyrat e saj ligjore. Flm.” – shkruan Berisha

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne