Denoncimi/ Lindita Nikolla ‘firmos’ dështimin e reformës në arsim

Sali Berisha publikoi denoncimin e një pedagogu i cili shprehet se Lindita Nikolla ka firmosur një udhëzim për riorganizimin e strukturave akademike në administratën e IAL.

Sipas pedagogut, reforma në arsimin e lartë ishte një dështim dhe këtë e konfirmon firma e Nikollës për të rikthyer në fuqi ligjin e mëparshëm për funksionimin e arsimit të lartë.

POSTIMI I SALI BERISHËS:

Ndrikull Nikolla firmos dështimin e ligjit të arsimit të lartë!

Pedagogu dixhital denoncon:

Ndrikull Nikolla konfirmon dështimin e ligjit për arsimin e lartë dhe  me udhëzim antiligjor kthehet tek ligji i mëparshëm.

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje Z. Berisha, marre shkas nga mesazhi I urimit te Ndrikull Nikolles, per te ndare me ju, nje lajm te rendesishem, per nje ngjarje te paralajmeruar nga ju, ate te deshtimit te ashtuquajtures reforme ne arsimin e larte. Me firmen vete, Ndrikulla e Rilindjes, diten e djeshme nepermjet nje udhezimi per riorganizimin e struktures akademike dhe administrative ne IAL-te publike, te gatuar ne menyre te fshehte me doren e saj, ne kundershtim me ligjin, i jep funksione super administrative autoriteteve drejtuese akademike, perfshire ketu dhe burrin e saj, i cili sic mund ta dini eshte dekan te politekniku dhe aspirant per rektor zgjedhjet e ardhshme… Ky akt, rikthen gjithshka ne situaten e meparshme kur ne fuqi ka qene ligji qe eshte miratuar nga qeveria juaj, duke konfirmuar dhe njehere deshtimin e Rilindjes ose ndryshe qeverise se fasades.”

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne