Denoncimi: Precedenti ‘Tahiri’ do kthehet në rregull për Parlamentin. Rama dhe Ruçi po rrëzojnë kërkesën e BE për negociatat

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka denoncuar vendimin e fundit të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për të kthyer në rregull precedentin e Saimir Tahirit. Bëhet fjalë për një vendim që i jep kompetenca Parlamentit që të vendosë nëse ka apo jo prova për të hequr imunitetin, për të arrestuar apo për të bërë kërkim dhe kontroll në banesat e Ministrave, deputetëve të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar.

E njëjta procedurë u zbatua edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, kur mazhornaca e drejtuar nga Edi Rama refuzoi kërkesën e Prokurorisë për t’i hequr imunitetin deputetit të PS, duke e mbrojtur nga një arrestim i mundshëm.

“Gramoz Ruçi po sjell në Parlament me kërkesë të Edi Ramës për miratim, të enjten që vjen, të një vendimi i cili rastin “Tahiri” e kthen në rregull. Pra, mbrojtjen me vendim të Parlamentit, me imunitet nga Parlamenti nga arrrestimi dhe ndjekja penale të Sajmir Tahirit, sot duan ta kthejnë në rregull për të mbrojtur ministra të korruptuar, kryeministrin e korruptuar, deputetët e Edi Ramës, të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar dhe me korrupsionin”, shprehet deputeti demokrat.

Sipas Bylykbashit, ky vendim e kthen Parlamentin në Gjykatë, ndërkohë që rrëzon kërkesën e Bashkimit Europian për arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’.

Reagimi i Oerd Bylykbashit:

Edi Rama nxori sot Gramoz Ruçin për të quajtur fitore vendimin e Bashkimit Europian, për t’i mbyllur derën Shqipërisë. Për t’i mbyllur derën edhe një vit tjetër, pikërisht për një arsye se Edi Rama dhe Gramoz Ruçi janë autorët kryesorë përse Bashkimi Europian ia mbyll derën Shqipërisë.

Edi Rama dhe Gramoz Ruçi bashkë e kanë kthyer Parlamentin jo vetëm në strehën e kriminelëve, por e kanë kthyer edhe në mbrojtësin e kriminelëve.

Gramoz Ruçi po sjell në Parlament me kërkesë të Edi Ramës për miratim, të enjten që vjen, të një vendimi i cili rastin “Tahiri” e kthen në rregull.

Pra, mbrojtjen me vendim të Parlamentit, me imunitet nga Parlamenti nga arrrestimi dhe ndjekja penale të Sajmir Tahirit, sot duan ta kthejnë në rregull për të mbrojtur ministra të korruptuar, kryeministrin e korruptuar, deputetët e Edi Ramës, të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar dhe me korrupsionin.

Me vendim kërkojnë që Parlamenti të kthehet në Gjykatë. Të jetë Parlamenti ai që do të çmojë, nëse ka prova për të hequr imunitetin, për të arrestuar apo për të bërë kërkim dhe kontroll në banesat e Ministrave, deputetëve të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar.

Prova për këtë Parlamenti ka patur plot dhe jo thjesht me familjarë të lidhur me kriminelë, por me kriminelë brenda në Parlament.

Me këtë veprim Edi Rama dhe Gramoz Ruçi duke i dhënë imunitet dhe mbrojtje kriminelëve, imunitet parlamentar dhe duke kthyer Parlamentin në Gjykatë, rrëzon Reformën në Drejtësi.

I heq çdo mundësi që peshqit e mëdhenj të arrestohen nga drejtësia, qoftë edhe ajo e reformuar, dhe të mbrohen ashtu siç bënë me Sajmir Tahirin.

Kjo është arsyeja bazë për të cilën sot Bashkimi Europian na ka mbyllur derën dhe na ka shtyrë provimin për një vit tjetër.

Jo vetëm zbërthimi i bandave kriminale dhe rrjeteve kriminale, por Bashkimi Europian kërkon arrestimin e peshqve të mëdhenj, zyrtarëve të lartë, deputetëve dhe politikanëve, ministrave të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar. Këtë kërkon Bashkimi Europian si kusht parësor për hapjen e negociatave, pikërisht këtë pengon Edi Rama.

Pikërisht këtë pengon Edi Rama.

Edi Ramës i intereson pikërisht kjo dhe jo më kot priti ashtë muaj që kur e ka paraqitur për herë të parë këtë akt, për ta sjellë dhe miratuar sot që Bashkimi Europian i ka mbyllur derën.

Me këtë veprim Edi Rama u jep provën të gjithë shqiptarëve që jo vetëm në 2019-ën nuk mund të ketë për Shqipërinë hapje negociatash, por është e qartë që, sa kohë që Edi Rama me Gramoz Ruçin, instrumentin e tij thelbësor për të vrarë parlamentarizmin dhe kthyer në strehë dhe mbrojtës të krimit nuk ka për të patur hapje të negociatave për Shqipërinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne