Denoncimi/ “Rama po grabit barnat e rimbursueshme”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili shkruan se pas vjedhjes së ndihmës ekonomike, qeveria e Edi Ramës vijon të vjedhë edhe në barnat e rimbursueshme.

Në mesazhin e qytetarit të publikuar nga Berisha në “Facebook” thuhet mes tjerash se kjo vjedhje është instaluar në sistem dhe fajtor për këtë shpallin shefin e qeverisë.

“Denoncohet vjedha klamoroze e Kallam Deshtakut me barnat e rimbursueshme!Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sbPershendetje Z. Berisha, ashtu si me ndihmen ekonomike, “Sistemi” i Edi Rames ka filluar te vjedhe edhe barnat e rimbursueshme. Me recetat elektronike jane te shumta rastet kur sasia qe u del ne sistem farmacive eshte sa gjysma e recetave te leshuara nga mjeku. Kur shkojme tek mjeku na tregojne urdherin me sasine e sakte te ilaceve, kur shkojme ne farmaci ne sistem rezulton me pak. Kjo eshte nje tjeter vjedhje e hapur nepermjet “Sistemit”, shkruhet në mesazhin e qytetarit dixhital të publikuar nga Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne