Deputet Edvini var te Kryeministria carcaf të bardhë kapitullimi, pastaj negocio!

Nga GJERGJI THANASI

 

Studentët në mënyrë ultimative me demonstrata masive mbi 10 ditore i kërkojnë deputetit Edvin Rama të plotësojë 8 kërkesa ekonomike të tyre. Deputeti Edvin publikisht bën be e rrufe se jo vetëm do i plotësojë kërkesat, por është gati t’u japë edhe më shumë studentëve (si Lulzimit të PD-së vjet në maj), me kusht që studentët të ulen në tryezën e negociatave me deputetin Edvin.

Kjo histori më kujtoj gjeneral armate Xhorxh Patonin, që në mars 1945 me ultimatum i kërkoi Ëermacht-it dhe Ëolksturm-it gjerman të kapitullonte, se Gjermania e kishte humbur luftën. Në rast moskapitullimi aleatët do t’i asgjësonin gjermanët. Gjenerali Paton në mënyrë ultimative u kërkoi gjermanëve të varnin në dritare e në ballkone flamurë të bardhë në shenjë kapitullimi. Gjermanët iu bindën ultimatumit të gjen. Patonit. Për këtë lusim lexuesin të shohë foton ilustruese.

Deputeti Edvini duhet ta kuptojë se Ëermacht-i i tij PS-ja e shartuar me “Ripjellje” e ka humbur luftën. Ëolksturm-i (Mjaftsturm-i) i Erionka Velisë nuk ka takat ta zëvendësosjë e shpëtojë deputetin Rama nga kapitullimi. Erionkajungen-i sot është po aq i padhëmbë sa Hitlerjungen-i në mars 1945. Deputetit Edvin i mbetet vetëm kapitullimi.

Si baba i dy vajzave studente, si gazetar, si pedagog në Universitetin “Alesander Moisiu” Durrës modestisht u këshilloj studentëve të shtojnë një kërkesë të 9-të të panegociushme për deputetin Edvin ende de jure kryeministër i Shqipërisë. Kërkesa duhet të jetë: Takohemi menjëherë për negociata me ju z.Edvin,me kusht që në fasadën e kryeministrisë të vendosni një carcaf të bardhë kapitullimi.

Nuk ndyhet fasada e Kryeministrisë nga një carcaf i tillë, sepse me kërpurdha e me strehë me drita, që i vutë ju Edvin,  Kryeministria hijerëndë ngjan me një klub striptizmi. Kryeministrisë i mungon në fasadë vetëm një mbishkrim tip “Live Nude Girls” ose më mirë “Gay Club Here”.

  1. Edvin vër carcafin e bardhë në dritaret e Kryeministrisë, se dhjetori është edhe muaji i Elena & Nikolae Causheskut. Mos dëgjo zonjushën Fu-Fu, që të fryn në vesh se kafshët e mjera shqiptare nuk vranë Ramizin, jo më ty, që je Skënderbeu i Shek. XXI. Dëgjoje këshillën time miqësore njëlloj, sic e dëgjove në tetor 2010, jo për ndonjë gjë, po italianët nuk e kanë kot atë shprehjen: C’e sempre una prima volta”. Kjo shprehje vlen edhe për diktatorucët shqiptarë ore z. Ervin!

 

/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne