Deputetët e Lëvizjes Besa largohen nga kuvendi, “Jemi shëndosh e mirë”

Deputetët e Lëvizjes Besa janë larguar nga ndërtesa e kuvendit të Maqedonisë dhe tash janë në vend të sigurtë, kështu deklarojnë deputetët e kësaj partie.

“Ju informoj se deputetët e Lëvizjes BESA janë jashtë Kuvendit. Jemi shendosh e mire. Ju faleminderit të gjithëve për interesimin. Urojmë qe e gjithë kjo të përfundojë pa viktima. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar kështu deputeti i Besës, Afrim Gashi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne