Deputetëve të opozitës i bashkohet edhe një grup tjetër parlamentar i pozitës

Deputetët e opozitës janë futur në sallën e Kuvendit të Kosovës, në pritje të fillimit të seancës së thirrur për miratimin e rezolutës kundër korigjimit të kufijve në fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.

Por, deputetëve të opozitës u janë bashkuar edhe deputetët e Nismës Socialdemokrate, partisë që është pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës.

Në anën tjetër, partneri tjetër i koalicionit qeverisës, AAK-ja, ka thënë se nuk do të marrë pjesë, për shkak të mungesës që opozita pati në seancën e ftuar nga qeveria për ekipin qeveritar për dialog.

Burimi: Kosova post

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne