Deputeti i PD-së: Banditët e dinin që do të arrestoheshin

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka sulmuar sot qeverinë ‘Rama’, ndërsa pohoi se banditët e dinin që do të arrestoheshin.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Balliu tha se tashmë po krijohet një alibi e shëmtuar, me gjasme sikur kanë nisur arrestimet.

REAGIMI I BALLIUT

BANDITËT E DININ QË DO TË ARRESTOHESHIN

Shikoni çfarë rastësie. Sapo u zbardh fakti dramatik që Prokuroria, Kryeministri dhe Ministria e Brendshme janë të lidhura bashkë në krijimin e një alibie të shëmtuar për të mbrojtur narkotrafikun, në Tiranë gjasme kanë filluar arrestime.
Këto arrestime janë pjesë e planit për të shkëputur vëmendjen nga skandalet e Rilindjes dhe për të dhënë idenë se kjo qeveri po lufton krimin.
Prova është e qartë. Sapo doli video erdhën edhe gjasme arrestimet e bashkëpunimit qeveri-krim.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne