Deputeti iranian lavdëron Erdoganin për qëndrimin ndaj sanksioneve amerikane

Deputeti iranian, Seyyid Xhevad Sadatinezhad ka lavdëruar qëndrimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kundër Iranit.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve të parlamentit iranian, ICANA deputeti Sadatinezhad vuri theksin në rëndësinë që ka informimi në mënyrë korrekte i popullit mbi gjendjen ekonomike të vendit.

Administrata amerikane ka nisur një luftë ekonomike kundër Iranit me sanksionet që po zbaton ndaj këtij vendi, argumentoi Sadatinezhad, duke shtuar se Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani dhe autoritetet përkatëse duhet ta informojnë popullin në lidhje me gjendjen ekonomike.

“Askush nuk i ka folur popullit për rritjet në kursin e këmbimit valutor. Në qoftë se ju nuk e informoni drejt popullin, atëherë janë armiqtë ata që në vendin tuaj i ofrojnë popullit informacione mashtruese”,- shtoi ai.

Duke treguar si shembull qëndrimin e Presidentit Erdoan ndaj sanksioneve amerikane, deputeti iranian tha: “Erdogani ia sqaroi situatën popullit të vet në kushtet e sanksioneve duke ndarë me të edhe parashikimet se çfarë mund të shkaktojnë luhatjet në kursin e këmbimit”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne