Deputeti izraelit paralajmëron për zhdukjen e Izraelit në rajon

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe të Sigurisë në Parlamentin e regjimit sionist (Knesset) shprehu shqetësim lidhur me operacionet e grupeve të rezistencës.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, Avi Dichter, kryetar i Komisionit të Knesset për Punë të Jashtme dhe Siguri, duke iu referuar rritjes së aftësisë dhe potencialeve të grupeve të rezistencës, tha se kërcënimet e këtyre grupeve janë bërë gjithnjë e më të rrezikshme për Izraelin, sesa në vitet e mëparshme. “Fokusi kryesor i politikës së Izraelit ndaj Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) është që të mbështetet në luftën me grupet e rezistencës, përndryshe çdo gabim do të çonte në zhdukjen e Izraelit”, tha ai. Eksperti ushtarak sionist Ellen Ben David, përsa i përket luftës pasuese të Izraelit i tha të përditshmes Maariv: Izraeli është duke qëndruar në udhëkryq për shkak të pozitës që Hamasi ka fituar kohët e fundit. Ai shtoi se “pas tre vjetësh që nga lufta e fundit e Gazës, shkaku i ndonjë lufte tjetër me Hamasin në Gaza do të jetë Izraeli”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne