Deri sa fitoja isha gjerman, kur humba u bëra emigrant

*Can ACUN

Racizmi dhe islamofobia vijnë duke u rritur çdo ditë e më shumë në Evropë. Vërehet se në Gjermani, e cila është një prej elementeve kryesore përbërëse të Bashkimit Evropian, është duke vepruar një proces i ngjashëm me trendët nacional-socialiste si në të kaluarën. Skandali me futbollistin Mesut Ozil, rezident në Gjermani, ku racizmi dhe islamofobia kanë filluar të bëhen gjëra normale kohëve të fundit, dhe ndarja e tij nga skuadra kombëtare e futbollit e Gjermanisë është një zhvillim i rëndësishëm që tregon se sa ka avancuar racizmi dhe islamofobia në këtë vend.

Fotografia e Mesur Ozil-it me Presidentin Recep Tayyip Erdogan e bërë gjatë vizitës së tij në Angli u kthye në një krizë të madhe në shoqërinë gjermane nga ana e medias dhe politikanëve të këtij vendi para Kampionatit të Kupës Botërore në Rusi. Ozil, i cili prej vitit 2010 e këtej me çdo rast takohet dhe bën fotografi me Presidentin Erdogan, ka qenë në objektiv të sulmeve raciste. Ylli i skuadrës kombëtare të Gjermanisë, Mesut Ozil shumë herë ka qenë i ekspozuar ndaj fyerjeve dhe kërcënimeve raciste. Ai çdo herë ka heshtur ndaj këtyre fyerjeve dhe kërcënimeve, por në rastin e fundit të fotografisë me Presidentin Erdogan, ai refuzoi të kërkojë falje për fotografi, gjë që ishte kërkuar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel.

Publikimi i fotografisë së Mesut Ozil-it me Presidentin Erdogan nga ana e të gjitha mediave gjermane pas eliminimit të skuadrës kombëtare nga Kampionati i Kupës Botërore në Rusi dhe mbajtja e tij përgjegjës për eliminim nga ana e kryetarit të Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel, ka qenë pika e fundit që mbushi gotën. Kështu që Mesut Ozil ka qenë i ekspozuar ndaj sulmeve dhe fyerjeve islamofobike edhe për fotografitë nga umreja, të postuara para fotografive të bëra me Presidentin Erdogan. Ndërkaq Mesut Ozil prishi heshtjen e tij dhe publikoi një manifest të ndarë në tre pjesë. Në të vërtet ai me publikimin në gjuhën angleze të manifestit në llogarinë e tij në Twitter vuri në pah në mënyrë të hapur pikën në të cilën kanë arritur racizmi dhe islamofobia në Gjermani me fjalët: “Deri sa fitoja isha gjerman, kur humba u bëra emigrant”. Me anë të këtij manifesti Mesut Ozil u kthye në “Muhammed Ali-në e futbollit”. Ai me kritika të ashpra që i bëri Federatës së Futbollit të Gjermanisë, njëkohësisht u bë edhe zëri i pakicës turke dhe i myslimanëve që jetojnë në këtë vend.

Në manifestin e tij Mesut Ozil tërheq vëmendjen në racizmin dhe qasjen ndaj këtij problemi në Gjermani, ndërsa për veten e tij thotë se “Zemra e tij rrahë edhe për Turqinë edhe për Gjermaninë”. Arsyetimi i fotografisë së bërë me Presidentin Erdogan dhe shpjegimi i qartë i ekspozimit të tij ndaj sulmeve raciste krahas sukseseve të shumta të arritura për Gjermaninë, në të vërtetë përfaqësojnë mendimet dhe ndjenjat e turqve që jetojnë në këtë vend. Kështu që qytetarët turq, posaçërisht ata që jetojnë në Gjermani, Mesut Ozil-in e shpallën hero në mediat sociale.

Sado që manifesti i Ozil-it u bë zëri dhe mendimi i turqve dhe i myslimanëve në Gjermani shtrohet një pyetje e rëndësishme se pse një futbollist e jo një deputet i përfaqëson mendimet dhe ndjenjat e pakicave të turqve dhe myslimanëve? Mungesa e përfaqësimit të pakicave turke dhe myslimane nga ana e deputetëve me origjinë turke dhe të subjekteve politike në Parlamentin e Gjermanisë dhe mosshqyrtimi i problemeve të tyre paraqet një problem të madh për Gjermaninë. Ndërkohë që në njërën anë racizmi dhe islamofobia vijnë duke u rritur nga dita në ditë, në anën tjetër në Gjermani nuk ka asnjë deputet që do të ti përfaqësonte turqit dhe myslimanët në Parlamentin e Gjermanisë.

Turqia për shkak të kësaj kontradikte duhet të ndjek një politikë më aktive dhe efektive në Gjermani. Ndjenja e pranisë së Turqisë në shoqërinë gjermane dhe përpjekja e saj për turqit dhe myslimanët në këtë vend do ti inkurajojë turqit dhe myslimanët e Gjermanisë dhe do të dalin në pah Mesut Ozil-ët e rinj, të cilët do ta ngrenë zërin haptazi për të vërtetën. Ndërkaq, nëse Turqia nuk zbaton politika të tilla, atëherë komunitetet turke dhe myslimane do të përballen me shoqërinë gjermane në të cilën racizmi dhe islamofobia vijnë duke u rritur çdo ditë e më shumë./ trt

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne