Dëshironi një ‘ISIS Dietik’?

nga Fehim Taştekin

Nuk është e nevojshme që të reduktohet asgjë përsa i përket disa përkufizime të kontrolluara në mënyrë të thjeshtë të parashtruara si lajme tablidesh në lidhje çështjen e reformës si ishin premiera filmash apo prgrame koncertesh. Reform në fjalë nuk prek asnjë sqarim përsa i përket sistemeve udhëheqëse, politike, administrative dhe gjyqësore. Nëse na duhet të flasim në brendësi të çështjes, duke marrë parasush këto fusha, Arabisë Saudite është një version i ISIS-it, por që është i njohur si shtet nga OKB-ja. Nëse nuk është në linjë me interesat hegjemone të Perëndimit, nuk është e lejuar që t’i futesh kontrollit të këtyre fushave.

Bota perëndimore që njëherë e një kohë na e parashtronte me mburrje R.T. Erdoganin si “lideri që bashkonte Islamin me demokracinë”, tashmë është duke bërë reklamën e një udhëheqësi të ri: Princin e Kurorës Saudite, Muhammed bin Selman.

Në shkrimin tim të 24 prillit, kam trajtuar dinamikat që fshihen pas fasadës së shfaqjes së Selmanit si një mbeti të ardhshëm reformator që do të marrë në dorë të ardhmen e rajonit. Në këtë shkrim pata theksuar se kjo gjë është e lidhur drejtpërdrejtë me Aramco, që është gati të hyjë në bursë; me Projektin Vizion 2030 që është duke kërkuar për investitorë, me marrëveshjet e armëve me vlera miliarda dollarëshe, me futjen e Lindjes së Mesme në një periudhë të re që synin normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin dhe me përpjekjen për krijimin e një fronti aleatësh kundër Iranit. Në këtë shkrim do të vazhdojmë të analizojmë kushtet e brendshme dhe të jashtme të revizionizmit saudit.

Prinici i kurorës, Selami, që u prit me reklama dhe pankarta të varura gjithkën gjatë vizitës së tij në muajin që lamë pas në Britaninë e Madhe edhe gjatë vizitës së tij në SHBA-a ishte vlerësuar aq shumë saqë edhe vetë nuk mund ta kishte imagjinuar. Mbështetësi i Trumpit, AMI nxorri nnë treg një revistë nën titullin The New Kingdom, të cilën ia kishte dedikuar tërësisht Arabisë Saudite. Tre nga tituj kryesorë të publikuar në këtë numër rej 100 faqesh që u shpërnda në 200 mijë kopje ishin si më poshtë: “Aleati ynë më i ngushtë në Lindjen e Mesme që shkatërroi terrorizmin”;

“Lideri arab 32 vjeçar me ndikueshmërinë më të madhe që ndryshoi botën”; “Udhëheqësi i në perandorie ekonomike me vlerë marramendëse pre 4 trilion dollarësh.”

Presidenti Donald Trump e ka portretizuar shumë mirë në një mënyrë nënçmuese të ftuarin e tij gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë që në fakt ishte zhvilluar për të promosuar liderin e ri: fjalimi i tij ishte kontekstin e një panorame që përshkruante mjetet e luftës qëshkojnë deri në vlerën 12.5 miliardë dollarëve që i janë shitur në sauditëve. Pasi e përshkroi të fturin e tij si një “klient të madh”, ai ka vazhduar duke u shprehur se dhe duke u mburrur me krenari që si pasojë e kësaj marrëveshjeje do të krijonin 40,000 vende shtesë në SHBA. Më pas ai shtoi se do të dorëzojnë sa më shpejt të jetë e mundur një sistem i mbrojtjes ajrore me hapësira të larta, THAAD në vlerën prej 13 miliardë dollarëve që kanë poprsitur për të blerë sauditët, avionë C-130 me vlerë 3.8 miliardë dollarë, tanke me vlerë prej 1.2 miliardë dollarësh dhe avionë P-8 me vlerë 1.4 miliard dollarë. Trump i ka thënë të ftuarit të tij “Babai yt morri një vendim të mençur”, duke iu referuar mbretit Selman bin Abdulaziz, i cili nënshkroi një marrëveshje armë me vlerë deri në 110 miliardë dollarë gjatë majit të vitit të kaluar.

Sa bukur! Pra, edhe i poshtëruari është i kënaqur, edhe poshtëruesi. Nëse Selmani do t’i jepte të drejtë Izraelit ndërsa ndodhej në tokat amerikane menjëherë do të merrte sigurinë e liderishipit në të ardhmen. Deklarimi i Selmanit në The Atlantic “Unë besoj se si palestinezët ashtu edhe izraelitët kanë të drejtën të zotërojnë tokën e tyre” është mirëpritur si shumë “revolucionare”. Përfaqësuesit e lobit izraelit janë sjellë e spërndrell rreth këtij njeriu të ri e të guximshëm. Kjo gjë nuk përbën një risi. Marrëdhëniet Saudo-Izraeli gjithmonë kanë ekzistuar. Po të mos ekzistonte zemërimi arab, sauditët tashmë do ta kishin pranuar prej kohësh Izraelin si shtet. Iniciativa Arabe e Paqes, e cila u propozua për herë të parë nga Sauditëti në vitin 2002, njihte në fakt të drejtën e Izraelit për të qenë një shtet në kufijtë e vitit 1967. Selmani u kosideruar iniciator sikur të kishte thënë diçka të re.

Jared Kushner nga ekipi i përbërë prej kontigjentit të dhëndrit të Trumpit, i cili vepron si të ishte princi i punëve të fshehta po e përgatit planin e ri për Lindjen e Mesme bashkë me Selmanin. Edhe Riadi nga ana e tij nuk do të humbasë asnjë mundësi për normalizimin e marrëdhënieve. Për shembull, muajin e kaluar u rrëzua urdhëri që ndalonte fluturimet ajrore të drejtpërdrejta në Izrael, që ishte aplikuar për 70 vjet tashmë. Fluturimi i parë për në Tel Aviv duke përdorur hapësirën ajrore të Arabisë Saudite u krye nga aeroporti i Air India që nisej nga Nju Delhi më 22 mars. Po kështu kanë nevojë për ndikimin e sauditëve mënyrë që të shkatërrojnë ëndrrat e palestinezëve për kthimin në shtëpitëe tyre dhe për të krijuar një shtet. Madje edhe tëë urdhrave fetarë! Kjo nuk është një shaka; Ushtria izraelite kohët e fundit, ka shpërndarë një video të edituar të Shejh Saleh Al Fevzi dhe Shejh Ibn Useym, ku shpjegohet sesi kthimi i banorëve të Gazës që ishin larguar nga shtëpitë e tyre në vitin 1948 është haram, nëpërmjet një fetvaje, për shkak se shkaktojnë grindje dhe kaos me qëllim që të parandalojnë mundësinë e kthimit të tyre në shtëpi e tyre.

Kështu që ky nderim është mëse i kuptueshëm: pas ftohtësisë që ishte krijuar gjatë presidencës së Obamës mes Riadit dhe Uashingtonit , qëllimi është që të do të rrisë kapacitetin e bashkëpunimit tregtar, armiqësië kundër Iraniit, konsumimin e sa më shumtë të barutit në Jemen, ata janë duke investuar në një udhëheqës që do të lehtësojë Izraelin të lëvizë në rrugët arabe, kjo është e gjitha.

***

Lindja e Mesme, Afrika dhe vendet aziatike kanë vuajtur shumë edhe nga trashëgimia e e lënë pas periudhës së kolonializmit dhe në duart e liderëve lokalë me “shpirtin e shërbesës”, të cilët punojnë për interesat e ish kolonizatorëve të vendeve të tyre. Këto popuj kanë vuajtur shume edhe nga ndërhyrjet e huaja që janë përpjekur të marrin përparësi dhe kontroll në rradhët e kuadrot të tejmbushura politike. Në vitet 1970, kur Mbreti Faisal pati deklaruar se modelet mbytëse të qeverisjes së Vahhabizmin duhet të shtendsoseshin deri diku, ky veprim i tij mund të konsiderohet edhe si një lloj reforme, ambasadori britanik në atë periudhë paralajmëroi se një ndryshim rrënjësor mund të përmbysë regjimin pro-britanik duke qënë se stabiliteti i Arabisë Saudite është ngushtësisht shumë i lidhur me stabilitetin e vendeve të tjera të Gjirit. Ndonjëherë është stabiliteti që u hyn në punë nganjëherë është paqëndrueshmëri që u shërben. Perëndimi në mënyrë që të mbajë interesat e veta mund të shohë si alternativë të mundshme edhe “paqëndrueshmërinë e kontrolluar”.

Kur institucionet e stabilitetit dhe sjelljet e tyre dobësohen, qeveritë botërore mbyllin dyert për të gjitha llojet e produkteve dhe shërbimeve që mund të kishin ofruar. Për këtë arsye, ndryshim i dëshiruar merr në objektivë edhe zakonet e konsumit që kanë humbur fleksibilitetin e tyre. Kjo do të thotë se kur paqëndrueshmëria humbet kapacitetin e shërbimeve, paqëndrueshmëria bëhet një opsion. Natyrisht, paqëndrueshmëria e krijuar nga presioni i reformës duhet të jetë fitimprurës dhe i menaxhueshëm për ta. Po të hedhim një vështrim rastit të Egjiptit dhe Tunizisë, dy kadavra politike u tërhoqën nga turmat, ndërsa në rastin e Bahreinit iu përgjigjën kërkesave për ndryshin që vinin nga rrugët duke i shtypur me tanqe. Shtypësit ishin Sauditët dhe partnerët e tyre me miratimin dhe mbështetjen e Perëndimit.

***

Pas kësaj pasqyre nga këndvështrimi i jashtëm le t’i kthehemi çështjes ë reformës… Nuk është e nevojshme që të reduktohet asgjë përsa i përket disa përkufizime të kontrolluara në mënyrë të thjeshtë të parashtruara si lajme tablidesh në lidhje çështjen e reformës si ishin premiera filmash apo prgrame koncertesh. Reform në fjalë nuk prek asnjë sqarim përsa i përket sistemeve udhëheqëse, politike, administrative dhe gjyqësore. Nëse na duhet të flasim në brendësi të çështjes, duke marrë parasush këto fusha, Arabisë Saudite është një version i ISIS-it, por që është i njohur si shtet nga OKB-ja. Nëse nuk është në linjë me interesat hegjemone të Perëndimit, nuk është e lejuar që t’i futesh kontrollit të këtyre fushave.

Atëherë, po Selmani kujt ia dedikon këto lëvizje reformatore në vendin e tij? A është serioz përsa i përket çështjes së reformës? Nëse është serioz sa sukses do të arrijë të ketë?

Pavarësisht se nuk i është dhënë rëndësi disa dijetarëve fetarë që kanë ngritur zërin, të mos mendohet kurrësesi se është duke u prekur në ndonë mënyrë Vehhabizmi, që konsiderohet si ideologjia në mbështetje të së cilës është krijuar Arabia Saudite dhe kollonat e saj kryesore mbajtëse të sistemit që kanë krijuar me dhjetra organizata xhihadiste-selefise. Sheikët, shkollat fetare, minberet e xhamive, kurrikulat universitare dhe kurrikulat arsimore do të vazhdojnë të injektojnë të gjitha format e vehabizmit, të cilat e cilësojnë si ‘blasfemi’ demokracinë, e bekojnë dhunë dhe armiqësinë kundër njerëzve të feve dhe besimeve të ndryshme. A ekziston vullnet i mirë dhe forca për të pastruar që në rrënjë përsa i përket këtij aspekti? Edhe nëse e kanë këtë vullnet, a e zotërojnë personelin e nevojshëm për ta kryer një gjë të këtillë? Ah sikur të mundnin, por nuk munden. Ashtu siç thashë më parë, edhe aleatët e sauditëve nuk janë të interesuar në këtë fushë.

Në vitin 2013, Sekretari i Shtetit të SHBA-së pati përgatitur një raport në lidhje me përmbajtjet e teksteve të librave shkollorë në Arabinë Saudite që nxisnin organizimin xhihadist kundër jobesimtarëve, poshtërimin dhe urrejtjen kundër të krishterëve dhe hebrenjve, emërimin e ndjekësve të medhhebeve të tjera si të devijuar, politeistë, të pafe.

Duke marrë parasysh presionin e Shteteve të Bashkuara, sauditët thonë se e kanë pastruar kurrikulën e librave shkollorë. Sidoqoftë, ISIS-i ka përdorur libra shkollorë të marra në Arabinë Saudite deri në vitin 2014, kur filloi të përgatiste programin e veta mësimore në shkollat në Irak dhe Siri. Pra, pavarësisht spastrimit, për ISIS-in këto libra ishin akoma të pranueshme.

Ndryshimi ka nevojë për një vullnet të fuqishëm dhe të sinqertë. Për mediat amerikane, Muhammed bin Selman ka mbajtur një qëndrim sipas të cilit ai nuk fajëson mësimet e vehabizmit si burim për të krijuar problematikë. Kjo është një shenjë e mungesës së sinqeritetit. Gjatë programit ‘60 Minutes’ në CBC, Selmani është shprehur se ai sheh si fajtorë të situatës aktuale të Arabisë Saudite, Revolucionin Islamik të Iranit në vitin 1979 dhe pushtimin e Qabes nën udhëheqjen e dijetarit saudit Xhuhejman el Utejbi:

“Para vitit 1979 ne jetonim një jetë normale. Femrat ngisnin makina, kishte sallone kinemashë, gratë punon në çdo ambjent. Ishin një shtet normal në progres e sipër.”

Gazetari Xhemal Kashikci, i cili deri dje ishte shumë pranë pallatit mbretëror saudite, por që aktualisht jeton në arrati ka shkruar në lidhje me faktin s ato që shpjegonte Selmani nuk qëndronin, duke dhënë shembuj nga vetë përvojat e tij. Është mëse e thjeshtë të hedhësh poshtë atë që Selmani e sheh periudhën e para vitit 1979 i një faqe të bardhë: Princesha Mishal bint Fahd me pretendimin se kishte pasur një lidhje jashtë martesore, për veprën penale të marrëdhënieve jashtë martesore u vra e gjynjëzuar dhe me sytë e lidhur. Ky fund i hidhur i princeshës Mishal nuk ishte as rasti i parë dhe as i fundit.

Shteti i Arabisë Saudite është krijuar sipas mësimeve të dhëna nga Muhammed ibn Abdulvehhab. Njerëzit janë disiplinuar sipas kësaj mendësie edhe bindja kundrejt mbretit është siguruar pikërisht nga këto mësime. Pra, vehabizmi është ideologjia zyrtare e Arabisë Saudite, thënë ndryshe është edhe sekti zyrtar. Edhe rrugëhapësit e krijimit të Alkaedës dhe ISIS-it janë pikërisht Abdulvehhab dhe pasardhësi i tij Ibn Tejmijje.

Ndërkohë që aktualisht, gjatë një reportazhi për The Atlantic, Selmani ndërsa është munduar të përdhosë Vëllazërinë Myslimane, që tashmë i kanë shpallur si organizatë terroriste, mbron tezën se udhëheqësit e Alkedës si Usame bin Ladin ve Ejmen el Zevahiri kanë qënë antarë të Vëllazërisë Myslimane. Duke kujtuar se gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë janë bërë përpjekje për përhapjen e vehhabizmit me qëllim parandalimin e komunizmit ka theksur se në këtë periudhë është mbështetur edhe xhihadi, duke u shprehur se:

“Fillimisht duhet të na përkufizoni se çfarë është kjo. Ne nuk jemi njohës të kësaj gjëje. Ne nuk e dimë se çfarë është vehhabizmi. Nuk ekziston një gjë e këtillë si vehabizmi. Ne nuk besojmë tek vehabizmi. Në Arabinë sauite ekzistojnë medhhebet sunni dhe shia… nëse e keni fjalën për mbështetjen para vitit 1979, e keni fjalën për Luftën e Ftohtë: në çdo vend po përhapej komunizmi, përmbënte rrezim për SHBA-në, Evropën dhe për ne. Egjipti ishte shndërruar në një regjim të këtillë. Kemi punuar me çfarëdolloj partneri për të dalë kundër komunizmit. Në mesin e tyre ishin edhe Vëllazëria Myslimane. I kemi financuar ataa në Arabinë Saudite. edhe SHBA-ja i ka financuar.”

Në atë kohë SHBA-ja shihte dy armiq kryesorë në botën arabe dhe myslimane: regjimet e nacionalizmit sekularist dhe përhapjes së komunizmit.

Ishte qeveria saudite ajo që i hapi krahët Vëllazërisë Myslimane, e cila ishte arratisur nga Chemal Abdun Nasir në Egjipt. Në fakt, në vitet 1960, pavarësisht se reformat që u bënë në regjimin saudit lehtësuan sado pak tonalitetet vehabite, gjithses ato ishin influencuar nga numri i dijetarëve fetarë [ulema] egjiptianë. Në periudhën e Mbretit Faisal u hap shkolla e parë e vajzave po ashtu dhe gjyqësori u modernizua pak. Në atë kohë, lehtësime të këtilla të shoqërisë ishin tërësisht në kundërshtim me traditën e errët vehabiste. Ajo që është e rëndësishme, siç e thekson edhe Selmani, është mobilizimi i mbretit Faisal për të luftuar kundër komunizmit, të cilin ai e inicioi me urdhërin e amerikanëve dhe britanikëve. Që nga viti 1964 e në vazhdim, për 40 vite me rradhë, në mbarë botën janë ndërtuar mijëra institucione që punojnë për të shpërndarë mësimet e vehabizmit: 1359 xhami, 210 qendra islamike, 202 kolegje dhe 2000 shkolla. Këtu nuk janë përfshirë edhe dhjetëra mijëra medrese të financuara në mënyrë lokale në vende të këtilla si Pakistani dhe Afganistani. Shumë xhami në Evropë, si ato të Al Kaidës, janë gjithashtu zgjerime të këtij zinxhiri institucionesh. Natyrisht, pas sulmeve më 11 shtatorit të vitit 2001, u morën disa masa, të tilla si nxjerrja e erave të imamëve që inkurajojnë dhunën si pasojë e presionit që filloi të ushtronin Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, masa të tilla nuk mund të jenë të suksesshme pa prekur burimin e problemit.

Farah Pandith, i cili është përfqësuesi i parë i komuniteteve myslimane në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, ka dhënë një konkluzion të qartë pasi kishte kryer vizita në 80 vende të ndryshme nga viti 2009 deri në vitin 2014: “në çdo vend që kam vizituar gjendet i fshehur ndikimi i vehhabizmit.”

Për këtë arsye është hipokrizi dhe cinizëm nga ana e Selmanit që të mbojë vehabizmin.

***

Xhamitë dhe shkollat fetare të përhapura në një shkallë globale janë në përputhje me ligjet e vendeve përkatëse. ekzistojnë edhe rrjete të inteligjencës duke filluar me Afganistanin dhe duke vazhduar me xhihadistët që u vijnë nga pas. Pa marrë parasysh se çfarë thuhet, talebanëët xhihadistë të mobilizuarë dhe Alkaeda janë fruta të helmuara. Vetë ekspertët e shërbimeve të inteligjencës evropiane shprehen se: 15-20 për qind e fondeve në nivel global të vehabistëve sauditë kanë shkuar për të financuar Alkaedën dhe organizata të tjera xhihadiste. Për këtë arsye, nuk do të ishte një ide e keqe që gazetarët amerikanë përpara se të niseshin për të bërë intervistën me Selmanin të kishin rifreskuar memorjen në arkivin e gazetave amerikane ku gjendej tituj që i cilësojnë Bin Laden dhe miqtë e tij si “luftëtarët e lirisë” dhe sesi delegacionet e tyre priteshin me rradhë në Shtëpinë e Bardhë.

Me kalimin e kohës, edhe pse janë bërë disa ndryshime në mënyrën sesi fuksionohet në metodologjinë e punës me xhihadistët ky ves ende vazhdon të zbatohet me aktorë të rinjë dhe në rajone të reja. Së fundimi, reklama që u bë për organizatat xhihadite në Irak dhe Siri ishte një përsëritje shumë e ngjashme e skenarit paraardhësi i që është zbatuar në Afganistan.

Ka qënë një skenë mashtruese ajo e vitit 2014, kur Arabia Saudite futi në listën e organizatave terroriste edhe ISIS-in duke parasysh se ideologjikisht është e njëjtë me al-Kaedën, dhe se është mbështetur në të njëjtën mënyrë nga saudtët edhe në rrugë financiare. Shumica e luftëtarëve të arhur nga jashtë vendit të ISIS-it në Siri dhe Irak, dhe ata që konsiderohesh më të rrezikshmit ishin luftëtarët me kombësi saudite. Natyrisht, në momentin që do të rikujtohet këto të vërteta amerikanët do të dalin kundër duke thënë se “sauditët kanë bërë shumë për të parandaluar Al-Kaedën dhe ISIS-in”. Ose do të përkujtojnë presidentin e Rabita të përqafuarë me Papa-ën që do të thonë se xhihadi nuk ekziston dhe se do të mbështesin dialogun ndërfetar. Në dukje situata është e këtillë. megjithatë në anën tjetër të medaljonit ka aq shumë gjëra sa do të mbusheshin libra me disa vëllime.

Natyrisht, amerikanët nuk janë kurrësesi në pozicionin që të flasin për mëkatet e Selmanit, sepse edhe duart e tyre nuk janë të pastra në këtë mes. Në vitin 1980, nuk ishte askush tjetër veçse SHBA-ja që morri përsipër shpenzimet që kapin shifrat e të paktën $ 50 milionë dollarëve të harxhuara për të financuar blerjen dhe hartimin e librave shkollorë që të nxisin xhihadin nëpër shkolla tek fëmijët kundër të pafeve në Afganistan si ushtarakët sovjetikë, që të këshillohen vazhdimisht muxhahidinët dhe xhihadistët. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të jemi shumë kritikë kundrejt atyre që e shohin Al Kaedën dhe talebanët si projekti “Saudi American”. Sikur të mos ishin ortak të këtij mëkati edhe birtanikët!

***

Nëse çështja është që të bëhet reformë, atëherë të shohin çështjen e ekzekutimit të antarëve të ISIS-it, sistemet ligjore që kanë frymëzuar krijimin e ISIS-it, sistemet politike që nuk lejojë të zgjidhen apo të zgjedhin; situatës së grave saudite që nuk mund të dali në rrugë pa praninë e një mashkulli, që duhet të marrin dokument lejeje nga bashkëshortët apo baballarët e tyre për të blerë pronë dhe që të mund të udhëtojnë; nga institucionet e ekzekutivit që nuk dinë asgjë nga e drejta dhe ligjshmëria, veprimet që kryhen nga vendet e torturave kundrejt qindra protetueseve, si dhe abuzimet që ndodhin brenda shtëpive dhe shërbëtorëve të tyre që merren nga jashtë vendit! Askush nuk mund ta injorojë faktin se ashtu si edhe vendeve tjera të Gjirit, edhe Arabia Saudite vazhdon ekzistencën e saj nëpërmjet asaj që njihet si skllavëria moderne. Për shembull, janë fatkeqësi të mëdha ato që u ndohin shërbëtareve të ardhura nga Flipinet, Bangladeshi dhe Pakistani. Vetëm pak ditë më parë u bë me dije lajmi se një shërbëtore ishte dërguar në spital duke qënë se i kishin futur detergjent zbardhues në gojë, një shërbëtore tjetër në Kuvajt është gjetur e ngrirë në një dhomë frigorifetike, ndërkohë që si pasojë e këtyre ngjarjeve presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte i ka akuzuar punëdhënësit arabë se po përdhunojnë në mënyrë të vazhdueshme shërbëtoret filipinase. Është një situatë shumë e përhapur që shërbëtorëve të ardhur nga vende të këtilla si Filipinet, Pakistani dhe Bangladeshi t’u merren pasaportat dhe telefonët dhe të përdoren si skllevër duke përmbushur detyrime nga më të ndryshmet. Ambasada e Bangladeshit ka hapur shtëpi strehimi për bashkëkombasit e tyre viktima që gjenden në Xhidde dhe në Riad. Vetëm gjatë vitit 2017, në këto shtëpi janë strehuar më shumë se 250 gra s pasojë e sulmeve seksuale që kanë përjetuar.

Më ndjeni, e zgjata shumë shprimin tim. Ç’të bëjmë ka kaq shumë për t’u thënë. E vërteta është se kjo nuk është një çështje dy filmash e dy koncertesh.

Burimi : Gazete Duvar/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne