Dëshmia/ Blendi Fevziun e rrahën me urdhër të islamofobit Fahri Balliu

Në vitin 1994, disa persona të paidentifikuar, dhunuan Blendi Fevziun, i cili deklaroi, se u dhunua me urdhër të SHIK-ut. Por, tashmë kanë dalë disa dëshmi të reja, që thonë se Blendi Fevziu u dhunua nga Fahri Balliu.

Kjo gjë zbulohet nga një debat mes Romeo Karaj dhe Kastriot Dervishi. Sipas Dervishaj, Karaj ka qenë një nga autorët e rrahjes së Fevziut, me urdhër pikërisht të Fahri Balliut.

NdërsaRomeo Karaj, në një shkrim të botuar pak ditë më parë në Facebook, thotë se i ka kërkuar falje Fevziut për atë ngjarje.
“Sa për sqarim, në lidhje me Fevziun, ai që i hodhi benzinë zjarrit, ishte Fahri Balliu, dhe unë e kam sqaruar e i kam kërkuar falje publikisht Fevziut.
Unë kam sqaruar gjithashtu se, Fahriu më është lutur t’ia thyeja atë kafkën idiote Myftarajt, por kurrë nuk e mora në konsideratë këtë kërkesë të tij, por përkundrazi i kam çuar fjalë Myftarajt, që të ruhej prej tij”, shkruan Karaj.
Arsyet e dhunimit nuk dihen, por gjithsesi Fevziu e fton Balliun në emisionet e tij./L.P./Dritare.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne