Dëshpërimi i muslimanëve Rohingia për t’u kthyer në Mianmar

Muslimanët Rohingia, të cilët kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh që nga fillimi i veprimit të dhunshëm dhe represiv të ushtrisë së Mianmarit, nuk kanë shpresë të kthehen.

Sipas agjensisë së lajmeve Anatoli, ndërsa më shumë se 650,000 muslimanë Rohingia kanë ikur në Bangladesh që nga fundi i gushtit për t’i shpëtuar persekutimit dhe sjelljes së dhunshme të forcave të sigurisë dhe ushtrisë së Mianmarit, duket se muslimanët e zhvendosur nuk kanë shpresë të kthehen në Mianmar dhe madje besojnë se kjo është e pamundur. Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kritikuar ashpër arrestimin e dy gazetarëve dhe gjithashtu shkeljen e të drejtave të njeriut në Mianmar. Sekretari i përgjithshëm i OKB të enjten ka deklaruar se arrestimi i dy gazetarëve të Reuters në qytetin Jangun, kryeqytetin e Mianmarit, tregon reduktimin e lirive të mediave në këtë vend./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne