Dështon raundi i parë për presidentin, Rama: I kemi votat por…

Ashtu siç edhe pritej, ka dështuar raundi i parë i zgjedhjes së presidentit të republikës, për shkak të mospasjes së një kandidature.

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat menjëherë pas përfundimit të seancës plenare. Rama ka deklaruar se nuk janë propozuar kandidatura sepse kërkojnë edhe konsensusin e opozitës që presidenti të jetë sa më i pranuar nga të gjithë.

Gjithashtu Rama nuk ka lënë pa kujtuar se, mazhoranca i ka votat e duhura për të zgjedhur presidentin.

“Sot ishte një tjetër shprehje, ne sikundër e kemi thënë më parë, për t’i dhënë të gjithë hapësirën brenda kornizës kushtetuese, brenda rregullave të lojës demokratike të PD, dhe atyre që bashkë me të që janë , nuk paraqitën një kandidat se duam të krijojmë mundësinë që të gjejmë me atë pjesë që na mungon në parlament një konsensus për një figurë presidenciale.Unë jam i duruar se besoj te durimi kur është kufiri i durimit, përsa i përket Presidentin duam t’i kthejmë atij institucionin dinjitetin, figurë që të ngrihet mbi palët, dhe të ketë paanshmëri, dhe jo figurë të anshme si kjo që kemi. Ne do presim, më mirë një President i duhur e i pranuar nga sa më shumë. Ne nuk e kemi kuptuar asnjëherë fuqinë tonë, si motiv për të qenë arrogant, por për të qenë të duruar,” deklaroi Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne