Dështon takimi i pedagogëve me Besa Shahinin, Marku: U përpoq të na fyente…

Ka përfunduar pas dy orëve takimi i pedagogëve me ministren e Arsimit Besa Shahini.  Ky takim sipas pedagogut Mark Marku ka qenë pa rezultat, për shkak se ministrja nuk ka dhënë zgjidhje për asnjë nga kërkesat e tyre.

“Ne diskutuam për gjendjen në Universitet dhe i qëndruam kërkesave tona, që kemi nxjerrë nga Asambleja. Nuk pati një qëndrim konkret nga ana e ministres, tentoi ta çojë diskutimin drejt një takimi jorezultativ. Ne do të presim deri në darkë dhe do të marrim më pas një vendim për hapat e mëtejshëm, ku do të mblidhet dhe Asambleja e pedagogëve. Ministrja nuk ka forcën  e duhur, dhe nuk mori asnjë angazhim lidhur me kërkesat e tyre”, u shpreh Marku.

‘’Ne biseduam deri në momentin e fundit për problemet, po nuk patëm zgjidhje . Ministrja u përpoq që të na mbushte mendjen për të mirat që do të sillte Pakti për Universitetin, gjë që ishte fyese për ne, pasi kuptojmë më shumë se vetë ajo. Studentët kanë protestën e tyre dhe ne do të vijojmë qëndresën tonë”, tha më tej Marku.

Pedagogët që ishin në takim me ministren janë: Mark Marku, Rezart Prifti, Marinela Sota, Altin Shegani, Jani Marka, Erika Bejko.

Lista e plotë e kërkesave të pedagogëve:  

  1. Rinkonfirmojmë mbështetjen e studentëve për kërkesat e tyre.
  2. Shprehemi kundër Ligjit “Për arsimin e Lartë” 80/2015, si dhe kërkojmë shprehjen e vullnetit të qeverisë për fillimin e procesit legjislativ për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në bashkëpunim me studentë, pedagogë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në një proces konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.
  3. Kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor 2018: Nr.777, Nr.781, Nr. 783, si dhe urdhrat po të datës 26 dhjetor: Nr.183: Nr.184: Nr.185, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike.
  4. Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik, si dhe
  5. Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese ndaj pedagogëve dhe miratimin e statusit të pedagogut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne