Despotët laikë po vijnë në shtetet arabe që kemi pranë

nga Hamid Dabashi.

Nga një artikull i kohëve të fundit nga i fuqishmi dhe i urti Economist, mësojmë se një kulture e re e despotëve arabë “sekularë” po mbillet në atë që e quhet “zeitgeist (shpirti i kohës)”. Ata po ecin përpara me një axhendë të fuqishme të sekularizmit që do të tejkalojë dhe anashkalojë opozitën e tyre islamike, do qetësojë zonat e tyre elektorale të trazuara të klasës së mesme në procesin e konsolidimit të grushtit të tyre të hekurt të tiranisë, duke lejuar në anën tjetër gratë pa shami të kënaqen me nargjilen e tyre në publik ose në ambjentet e tjera të këndshëme.

“Autoritarët e rajonit, të cilët dikur u përpoqën të zgjedhin islamikët,” sic thuhet”, tani i konsiderojnë ata si kërcënimin më të madh për sundimin e tyre. Ndërkohë që ndikimet e klerikëve po e dobësojnë kontrollin e pushtetit të tyre, shumë liderë arabë duket se janë të interesuar të krijojnë më shumë shoqëri laike dhe tolerante, edhe nëse reformat e tyre nuk shtrihen në sferën politike”.

Lajmi i mirë që Economist i sjell lexuesve të etur për të shfrytëzuar mundësitë ekonomike që despotizmi laik i premton t’i japë Evropës dhe bashkëpunimit, është një lloj lajmi i mbarë që Guardian i solli lexuesve të tij rreth një jave më parë. Gazeta raportoi se “Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është zotuar se do e kthejë vendin drejt nje “Islami të moderuar” dhe kërkoi mbështetje në botë për të transformuar mbretërinë e linjës së ashpër në një shoqëri të hapur që fuqizon qytetarët dhe josh investitorët”.

Në këtë frymë dashurie të mirë vëllazërore mes muslimanëve, princi saudit natyrisht që fajëson Iranin për kthimin tek “islami radikal”.”Ajo që ndodhi në 30 vitet e fundit nuk është Arabia Saudite,” deklaroi princi, “Ajo që ndodhi në rajon gjatë 30 viteve të fundit nuk është Lindja e Mesme. Pas revolucionit iranian në vitin 1979, popujt donin të kopjonin këtë model në forma të ndryshme, njëra prej tyre ishte Arabia Saudite. Ne nuk dinim se si të silleshim me të, dhe problemi u përhapur në mbarë botën. Tani është koha për ta hequr qafe.”

Ky fajësim i Iranit dhe iranianëve për gjithë të këqijat e botës është, natyrisht që ka mbrapa një klikë të vjetër princërish, emirësh arabe dhe madje edhe disa dijetarë. Ka studiues të gjinisë dhe seksualitetit në Islam që fajësojnë iranianët për poligaminë, ndërsa disa mendimtarë në lidhje me shtimin e homoseksualitetit mes arabëve fajësojnë po ashtu iranianët.

 

‘Despotët sekularë’ dhe ‘islami i tyre i moderuar’

Le të kthehemi përsëri në tokë, në mesin e krijesave te dobëta. Këtu shohim një lidhje mes asaj që princi jonë saudit e quan dhe e konsideron “islam i moderuar” dhe “tiranëve sekularë” gjë të cilën raporton Ekonomist. Ashtu siç Madawi Al-Rasheed kohët e fundit shkroi: “Islami i moderuar në botëkuptimin e princit të kurorës është një projekt në të cilin zërat kundërshtues heshten, aktivistët mbyllen prapa hekurave dhe kritikët detyrohen të nënshtrohen”.

Ajo që tani po trumbetohet si “islam i moderuar” është një ideologji e nënshtrimit ndaj dominimit mbizotërues të ekonomisë neoliberale pa pasur moral ose kundershtim imagjinar.

Pranimi i vjedhjes sioniste të Palestinës dhe nxitimi për të vendosur marrëdhënie të hapura diplomatike me Izraelin, shtypjen sistematike të lirive civile në vend, mobilizimin e ushtrive arabe për të bombarduar objektivat civile në Jemen, duke kthyer qytete të lashta dhe historike në ëndrra të shuara të kapitalizmit grabitqar, shpërdorimet masive të pasurive kombëtare në pajisje ushtarake të avancuara janë disa nga dimensionet e vjetra doktrinore të “islamit të moderuar” që po promovohet tani nga këta “despotë sekularë”.

Por nën tymnajën e këtyre “despotëve sekularë” të fshehur nën “islamin e moderuar” midis ideologjive të degjeneruara të fanatizmit dhe injorancës që u duk me ngritjen e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL) dhe despotizmit fisnor që sundon nga njëra anë e botës arabe muslimane në tjetrën, qëndrojnë masat e mëdha të miliona njerëzve, ku besimi i trashëguar dhe veprimtaria politike e tyre nuk janë në mëshirë as të Ebu Bekr al-Bagdadit dhe bandës së tij vrastare apo të komandantit të përgjithshëm Abdel Fattah el-Sisi i juntës reaksionare që përmbysi revolucionin egjiptian.

Një shembull i shkëlqyer i një diktature të tillë dashamirëse që përshkruhet nga Ekonomist janë Emiratet e Bashkuara Arabe, udhëheqësit e të cilëve me sa duket “kanë udhëhequr rrugën në zbutjen e kufizimeve fetare dhe sociale. Ndërsa drejtoi një fushatë rajonale kundër lëvizjeve islamike, Muhammed bin Zayed, princi i kurorës i Abu Dhabit, udhëheqësi de facto i Emirateve të Bashkuara Arabe, financoi ndërtimin e degëve të universitetit perëndimor dhe galeritë e artit”.

Ajo që ky lloj orientalizmi i vjetëruar tradhëton është propozimi i thjeshtë se sa më shumë që bota të duket si një Evropë imagjinare, dhe sa më shumë është “sekulare” dhe “e moderuar”, aq më shumë duhet të besohet dhe mirepritet. Të ngelur në jetesën e tyre jo-perëndimore, këta muslimanë bëhen të neveritshëm, brutalë dhe fanatikë. Nëse ata në vetvete nuk bëhen muslimanë laikë dhe të moderuar, atëherë le ta bëjë këtë një tiran për ta.

Njerëz që mohojnë vendin e tyre

Në tërësi, jashtë kompetencës së një imagjinate të tillë banale, eurocentrike, fati i kombeve në botën arabe dhe muslimane përcaktohet nga logjika e brendshme dhe retorika e një dinamike krejt tjetër.

Përpjekjet e mira të arabëve dhe myslimanëve për drejtësi dhe liri qytetare nuk mund të ndahen më në falsitetin, defektet, e vjetersuara sekulare kundrejt ndasive “fetare” ose të moderuarës kundrejt “islamit radikal”. Këto janë mantra e mendimit amerikan dhe evropian në një mënyrë kategorike të parëndësishme për punën e brendshme të moralit dhe imagjinatës historike të muslimanëve, për të cilën as Ekonomist-i as princi i Saudiseë nuk kanë një çelës.

Kolonializmi evropian dhe imperializmi amerikan (që të dy tani janë mbledhur në rrënjët sioniste të vjedhjes të Palestinës), që përcaktojnë rritjen dhe këmbënguljen e tiranisë vendore, janë katalizatorët kryesorë të të menduarit kritik në botën arabe dhe muslimane dhe kështu përcaktojnë të ardhmen e fateve kombëtare. Pa një vëmendje te tanishme ndaj këtyre forcave historike, çdo koncept i dyshimtë si “despotët sekularë” ose “islami i moderuar” është absurditet i madh.

Kjo kohë është një epokë e post-islamizmit, në frazën elegante të Asef Bayatit, ashtu siç është edhe post-sekulariste, siç e ka teorizuar Jurgen Habermas. Binomi sekularizmëm dhe fe është dicka e vjetërsuar në Evropën (e krishterë) dhe nuk ka lidhje me Islamin, Judaizmin apo ndonjë fe tjetër.”Sekularizmi”, siç ka argumentuar bindshëm Gil Anidjar, ishte dhe mbetet kristianizmi perëndimor i maskuar mirë.

Dinamika e brendshme e Islamit në përplasjen e saj me modernitetin kolonial Evropian dhe zbehja e komuniteteve myslimane në kontekstin e tyre të përtërirë global dhe kozmopolit, po përcaktojnë konturet e një bote shumë të ndryshme nga ajo e imagjinuar nga princi saudit ose prognostikimet e Ekonomist.

Monarkitë fisnore, republikat e rreme, juntat ushtarake, tiranët sekularë dhe fanatizmi militant që ata kanë krijuar, si marke dhe që tani po e luftojnë të gjithë janë bërë nga e njëjta rrobë. Fati i 1.6 miliardë qenieve njerëzore që e quajnë dhe e konsiderojnë veten, në një mënyrë apo tjetër ‘muslimanë’ nuk është dhe nuk do të përcaktohet kurrë nga deluzionet e të gjithë princave arabë ose “tiranëve sekularë” apo nga shfaqja e frikshme e hijes së ISIS dhe njerëzve të tij.

“Ka më shumë gjëra në qiell dhe në tokë, Horatio (Hamleti) sesa janë ëndërruar në filozofinë tuaj”. Princi Saudit duhet të nxjerrë më shumë mesime nga princi i Danimarkës, të mos dëgjojë këshilltarët e tij amerikanë dhe izraelitë dhe të mos harxhojë burimet e vendit të tij për projekte të padobishme miliarda dollarësh.

Hamid Dabashi është profesor i studimeve iraniane dhe letërsisë krahasuese në universitetin Columbia./ Gazeta Impakt

burimi: aljazeera

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne