Detaje nga atentati në Tiranë, si u qëlluan me pistoletë 4 persona brenda një lokali në ‘Laprakë’

Burime nga vendi i ngjarjes në ‘Laprakë’, kanë thënë se atentatori ka qëlluar me një pistoletë në drejtim të katër personave, të cilit qëndronin të ulur brenda në një lokal.

Më pas ai është larguar me shpejtësi me një automjet tip ‘Benz’ ngjyrë gri.

Nga ngjarja raportohet për 4 persona të plagosur emrat e plotë të të cilëve  janë Avni Biberi 46 vjeç, Bujarin Mrisha 39-vjeç, Erjon Leka 31-vjeç dhe Bledar Gusturami 33 vjeç.

Ndërkohë autori i dyshuar që qëlloi me armë ndaj këtyre personave është shtetasi Arben Seferi, pronari i bar ‘Arlindi’, ku ndodhi përplasja. Policia ka shpallur në kërkim autorin ndërsa ka nidur hetimet për ngjarjen.

Nga të dhënat e para mësohet se sherri ka nisur pas një konflikti të çastit dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Njoftimi.

Rreth orës 18:40, kemi marrë njoftim se në rrugën “Gjergj Legisi”, janë plagos me armë zjarri disa persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:

Në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç.

Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jshtë rrezikut për jetën.

Janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne