Presidenti francez Emmanuel Macron është vendosur në qendër të polemika pasi u zbulua shuma që ka shpenzuar vetëm për të bërë make up ndërkohë qē botë njerëzit vdesin nga uria.

Revista Le Point ka raportuar se Macron ka shpenzuar vetëm në tre muajt e tij të parë në detyrë 26.000 euro. Artistja e make-up, e quajtur Natacha M, ka faturuar 2 herë presidentin. Herën e parë me 10.000 euro dhe herën e dytë me 16.000 euro që nga inagurimi i tij.

Zgjedhësit e Macron nuk kanë qënë të kënaqur kur zbuluan se taksat e tyre po përdoreshin për të rregulluar fytyrën e presidentit.

Macron nuk është fytyra presidenciale më e shtrenjtë që Franca ka parë ndonjëherë.

François Hollande thuhet se ka paguar 30,000 euro ndërsa Nicolas Sarkozy ka paguar 24.000 euro.

 

20