Dhëndri i Trump inkurajon kinezët të jetojnë në SHBA

Dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave.

Motra e tij ndodhet në Kinë ku po përpiqet të tërheqë investitorë të pasur të blejnë apartamente luksoze në një kompleks pranë Nju Jorkut, për të përfituar nga programi që u ofron shtetasve të huaj mundësinë të marrin të drejtën e banimit të përhershëm në Shtetet e Bashkuara, nëse investojnë të paktën 500 mijë dollarë në SHBA. Nicole Kushner Meyer, motra e një prej këshilltarëve kryesorë të presidentit në Shtëpinë e Bardhë, foli të dielën me investitorë në Shangai, një ditë pas takimeve për të bindur investitorë në Pekin. Në një hotel në Pekin, ku ishin mbledhur rreth 100 vetë, ajo u tha të pranishmëve, se projekti me vlerë 976 milionë dollarë, që parashikon ngritjen e dy kullave binjake me 66 kate dhe afro 1500 apartamente, “ishte shumë i rëndësishëm për të dhe familjen e saj”. Ajo përmendi në atë takim edhe të vëllain, bashkëshortin e Ivanka Trumpit, që kishte qenë shef ekzekutiv i kompanisë, por kishte hequr dorë nga posti për t’u bërë pjesë e stafit të Presidentit Trump.

Emri i Jared Kushner nuk u përmend drejtpërdrejt në lidhje me administratën Trump, në takimin në Pekin, por afishet që reklamonin projektin e investimeve shkruanin “Qeveria e mbështet, Një Kompani e Mirënjohur e Ndërton”. Meyer kërkonte të tërhiqte investitorë që mund të përfitojnë në bazë të programit EB-5, që u ofron investitorëve të pasur, mundësinë të sigurojnë banim të ligjshëm në SHBA nëse investojnë të paktën 500 mijë dollarë dhe krijojnë 10 vende pune. Por kritikët pretendojnë se investimet që duhet të shkojnë për zonat e varfëra, jane keqpërdour për qëllime të tjera./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne