Dhimbja e të larguarve nga Egjipti pas grushtit ushtarak të Sisit

Mijëra persona të cilët mbetën të detyruar të largoheshin nga vendi për jetën dhe idealet e tyre pas grushtit ushtarak të ndodhur në vitin 2013 në Egjipt kundër qeverisë së ardhur në pushtet me zgjedhje, që nga ajo ditë e deri tani ata mbajnë në zemrat e tyre dhimbjen e të afërmeve që kanë humbur në masakra, si dhe dëshirën e zjarrtë në rritje për atdheun e tyre.

Ushtria nën drejtimin e Abdulfettah es-Sisi-it në atë kohë shef i shtabit të përgjithshëm në Egjipt, më 3 korrik 2013 rrëzoi qeverinë dhe largoi nga detyra Muhammed Mursin, presidentin e parë të zgjedhur të vendit.

Miliona protestues kundër grushtit ushtarak në qendrat Rabia-tul Adevijje dhe Nahda në Kajro të cilat zgjatën për 48 ditë me radhë, u përballën me ndërhyrjen e përgjakshme të forcave të sigurisë më 14 gusht 2013, ku sipas të dhënave të Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) në këto masakra kanë humbur jetën 2.600 persona si dhe janë plagosur 7.000 të tjerë.

Në mesin e atyre që u qëlluan nga snajperët në përpjekjen e përgjakshme në sheshin Rabia ndodhet edhe 17 vjeçarja Esma Biltaxhi, vajza e Dr. Muhammed Biltaxhi, sekretarit të përgjithshëm të partisë Liria dhe Drejtësia (HAP) krahut politik të Ihvanëve.

Mijëra egjiptianë shumica anëtarë të Vëllazërisë Muslimane mbetën të detyruar të largoheshin nga vendi pas “masakrës Rabia” dhe presioneve të përjetuara më pas.

Fotoreporteri i AA-së, egjiptiani Muhammed Elshami, me një projekt të realizuar për gati një vit ka dëgjuar duke fotografuar egjiptianë në emigrim që jetojnë në vende të ndryshme.

Egjiptianët në mesin e të cilëve ndodhen politikanë, mjekë, gazetarë dhe akademikë dhe të cilët mbetën të detyruar të largohen nga vendi i tyre për jetën dhe idealet e tyre kanë folur për AA-në për vështirësitë dhe mallin për atdheun që kanë përjetuar.

“Vajza ime ka sakrifikuar veten e saj që në vend të ketë fitore, dinjitet dhe mirëqenie”

Sena Biltaxhi, është një prej personave që është larguar nga vendi duke lënë prapa çdo gjë, madje edhe të dashurit e saj, ku vajza e saj Esma në moshën 17-vjeçare u masakrua në Rabia, ndërsa bashkëshorti i saj, Dr. Muhammed Biltaxhi, një prej liderëve të Ihvan ndodhet ende në burgim.

“Nuk ishte një vendim i lehtë të braktisja vendin ku unë kam lindur dhe jam rritur. E kisha shumë të vështirë të largohesha nga bashkëshorti im Muhammed Biltaxhi i cili mbahet në një burg ushtarak. Gjithashtu ka qenë shumë e vështirë për mua të largohesha nga djali im i cili është burgosur në të njëjtën mënyrë ku ai nuk ka kryer asnjë krim”, tha Sena Biltaxhi.

Duke vënë në dukje se e ka të rëndë të lërë prapa revolucionarët që ka jetuar çdo ditë që nga revolucioni i 25 janarit ku populli përmbysi pushtetin 30 vjeçar të Husnu Mubarak, Sena Biltaxhi për vajzën e saj është shprehur se “Vajza ime ka sakrifikuar veten e saj që në vend të ketë fitore, dinjitet dhe mirëqenie.”

Pasi ka vënë në dukje se qeveria Sisi e cila vepron me ndjenjën e hakmarrjes nuk ka lënë askënd mbrapa nga familjet e tyre Biltaci, ajo ka shtuar më tej: “Pasi arrestuan djalin tim Enes-in nxorën një urdhër arresti edhe për mua. Menjëherë më pas kanë arrestuar dy herë djalin tim 17 vjeçar, Hlid-in. E mbajtën në burg për ditë me radhë duke ushtruar tortura fizike dhe psikologjike. Pas disa ditësh arritëm ta shikonim në gjyq, ku dhe aty e dënuan me 2 vite burg vetëm se ishte djali i Dr. Biltaxhi-t. Madje janë përpjekur të burgosin edhe djalin tjetër 13 vjeçar, Husam. Ja për shkak të gjitha këtyre arsyeve kam mbetur e detyruar të braktis vendin tim.”

“Ne nuk ngurrojmë nëse duhet të sakrifikojmë veten për Allahun”

Edhe İman Mahmud Muhammed Xhuma e cila jeton në Sudan dhe është nëna e fotografit Musab Elshami i cili ka humbur jetën në “masakrën Rabia”, ka shpjeguar procesin e revolucionit të janarit dhe presionet e përjetuara më pas.

“Thurnim ëndrra për ndryshim. Kishim ëndrrat për liri dhe dinjitet dhe për të realizuar këto kishim arritur një mundësi”, është shprehur Xhuma, duke shtuar se bashkë me djalin e saj, Musab, duke vizituar të afërmit dhe miqtë kanë bërë atë që kanë patur mundësi për të ndryshuar mendimet në lidhje me ato çfarë ka ndodhur.

Pasi ka theksuar se djali i saj pas grushtit të shtetit vendosi të mos largohej nga sheshi Rabia, nëna Xhuma tha se “Ai e kishte vendosur ose do të largohej si fitues nga ai shesh ose do të binte dëshmor. Kisha frikë se do të arrestohej në rast se largohej nga sheshi i protestës, por nuk e ndaloja dot.”

Më tej Xhuma ka vënë në dukje se gjatë atij procesi ka vazhduar të jetë në kontakt me djalin dhe është shprehur: “Atë ditë, 14 gusht 2013 kemi folur në telefon me Musab-in. Po bisedonim duke qeshur kur morëm lajmin për shpërndarjen e protestës Rabia dhe vdekjen e parë. Pavarësisht se e pyeta ‘Musab, janë të vërteta lajmet?‘ nuk munda të marr përgjigje. Unë bashkë me djalin tjetër Muhammed dolëm nga shtëpia për t’iu bashkangjitur komunitetit në Rabia dhe për t’i dhënë mesazh popullit të Egjiptit. Jemi dëshmitarë të ecjes së egjiptianëve nëpër rrugë si ‘zombi‘. Ndërsa të tjerë ishin shumë të frikësuar, të ashpër; e vetmja gjë që dëshironin të bënin ishte të përhapnin thashetheme dhe gënjeshtra. Na vështronin sikur kishim ardhur nga një planet tjetër.

Për atë moment pyeta veten ‘kush janë këto njerëz? Për një jetë të tërë me këto njerëz kemi jetuar?‘ Dhjetëra herë tentuam të flisnim me ata, por nuk ia arritëm. Më pas ecëm drejt Rabia dhe pritëm për një vendim. Ose do të kryenim një tjetër protestë duke u ulur ose do të largoheshim të gjithë së bashku. Në atë moment më erdhi një thirrje nga telefoni i Musab-it. Kur e hapa telefonin një zë i panjohur më tha se telefonin e kishte gjetur në tokë dhe nuk e dinte se kujt i përkiste. U ndjeva sikur ky ishte një mesazh për mua, dhe i thashë djalit tjetër që të shkonte dhe të shikonte telefonin. Brenda një kohe të shkurtër mësova se djali im Musab bashkë me shumë të tjerë të rijn ishin masakruar. Musab ishte i nderuar dhe i mëshirshëm, ai luftoi për të drejtën. Ai ishte i vetëdijshëm se ishte një sulm kundër fesë sonë dhe e dinte se duhej të sakrifikohej.”

“E kërkonte të bëhej dëshmor dhe Allahu ia mundësoi”

“Musabi ishte shumë i çmuar për mua, por Allahu është më i çmuar. Ne nuk ngurrojmë nëse duhet të sakrifikojmë veten për Allahun. E kërkonte të bëhej dëshmor dhe Allahu ia mundësoi këtë”, është shprehur Xhuma duke theksuar se lutet gjithmonë për djalin e saj që Allahu t’ia pranojë martirizimin e tij.

“Uroj që gjaku i Musabit të jetë çmimi i lirisë së vendit tim”, tha ndër të tjera Xhuma.

Pasi ka rikujtuar se kanë zhvilluar një ceremoni mortore në Aleksandri për Musab-in, ajo është shprehur se “Pasi e lamë trupin vërejta një buzëqeshje në fytyrën e tij. Dukej si një fëmijë që flinte. E ndjeva se një engjëll po i fliste për parajsën (xhenetin). Ishte sikur na shikonte dhe dëgjonte. Kishte një erë të mirë pavarësisht gjakderdhjes që kishte. Pavarësisht të gjitha këtyre as unë dhe asnjë nga familja ime nuk janë penduar. Ne shprehemi se Allahu është me ne”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne