Bota

Dhjetë gazetarë të vrarë në Jemen në vitin 2018

Në vitin 2018, në Jemen janë vrarë 10 persona nga sektori i mediave, në mesin e të cilëve edhe korrespodent dhe kameraman.

Në raportin e publikuar nga Unioni i Gazetarëve Jemenas, është raportuar se në vitin 2018, janë vrarë 10 punonjës të mediave, në mesin e të cilëve edhe korrespodent dhe kameraman, duke njoftuar se forcat e koalicionit vranë 5 gazetarë, anëtarët lëvizjës Houthi, 3 gazetarë, ndërsa persona të paidentifikuar 2 gazetarë.

Në raportin në të cilin u njoftua se janë identifikuar 226 shkelje kundër gazetarëve, fotoreporterëve, dhjetëra gazetave, faqeve të internetit, zyrave të shtypit dhe pronësive të gazetarëve në Jemen, u tha se: “Janë identifikuar 136 shkelje nga ana e anëtarëve të lëvizjes Houthi, 68 nga palët e lidhura me qeverinë, 11 nga forcat e koalicionit, 9 nga palët e paidentifikuara, dhe 2 nga Lëvizja Jugore separatiste.

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE