Dhjetëfishohet numri i turistëve rusë që preferuan Turqinë

Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak tha se numri i turistëve që kanë shkuar nga Rusia në Turqi në gjysmën e parë të vitit 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është rritur dhjetëfish.

Në një reportazh të dhënë për televizionin Rossiya 24, Novak, në lidhje me këtë teme, tha: “Me heqjen e kufizimeve të fluturimeve Charter u përjetua një rritje drastike në numrin e turistëve që iu drejtuan Turqisë. Sipas të dhënave për gjysmën e parë të vitit, presim që 1 milionë e 600 mijë turistë të kenë vizituar Turqinë. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shifër ishte 168 mijë, pra është përjetuar një rritje dhjetëfish. Këtë vit presim që numri total i turistëve që vizitojnë Turqinë të arrijë mbi 3 milion duke kapur kështu shifrat e vitit 2015”.

Turizmi zë një vend të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Rusisë dhe Turqisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne