Dhjetëra kolonë çifutë përdhosin Xhaminë Al-Aksa

Dhjetëra kolonë çifutë ekstremistë të enjten në mëngjes përdhosën Xhaminë e Aksa nën mbrojtje të ngushtë të policisë.

Sipas Quds Press, të paktën 41 kolonë dhe një grup prej 20 policësh kaluan nëpër oborret e Xhamisë Al-Aksa.

Xhamia e Al-Aksa vazhdimisht përdhoset nga kolonët hebrenj në mëngjes dhe pasdite, përveç të premteve dhe të shtunave.

Policia izraelite mbyll portën Maghariba, e cila përdoret nga hebrenjtë për të hyrë në xhami, në orën 10:30 pasi kolonët përfundojnë turneun e tyre në mëngjes në vendin e shenjtë. Më vonë pasdite, e njëjta portë rihapet nga kolonët për turne në mbrëmje.

Gjatë pranisë së kolonëve brenda kompleksit të Xhamisë, kufijtë e hyrjes u imponohen besimtarëve myslimanë në hyrjet që çojnë në xhami dhe identifikimet e tyre konfiskohen derisa të largohen nga vendi i shenjtë./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne