Dhjetëra kongresmenë dënojnë deklaratat “e papërgjegjshme dhe të rrezikshme” të Trump kundër Koresë së Veriut

Mbi 60 kongresmenë amerikane me nënshkrimin e një letre, kanë dënuar deklaratat “e papërgjegjshme dhe të rrezikshme” të Trump kundër Koresë së Veriut.

Agjencia e lajmeve Fars ka njoftuar se mbi 60 kongresmenë amerikane kanë nënshkruar një letër në të cilën dënohen deklaratat e pamatura dhe tendencioze të Trump kundër Koresë së Veriut. Në letrën drejtuar Rex Tillerson, sekretarit të DASH, thuhet: “Një veprim i tillë është një llogaritje e gabuar që mund të shkaktojë një konflikt i cili do t’i rrezikonte trupat dhe aleatët tanë rajonal dhe ne si kongresmenë dhe përfaqësues të popullit amerikan i dënojmë këto deklarata të Donald Trump”. Ata kanë thënë se Trump duhet të zbut qëndrimet e tij kundër Koresë së Veriut dhe të mos kërcënojë me sulme ndaj këtij vendi, sepse çdo sulm i SHBA ndaj ndonjë vendi duhet të bëhet me lejen e Kongresit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne