Dhjetëra mijëra protestues kundër Netanjahut

Dhjetëra mijëra banorë në Tel Aviv të shtunën protestuan kundër kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu, i cili përballet me hetimet gjyqësore nën akuzën e shpërdorimit të pushtetit të tij.

Tubimi mund të shihet si demonstrimi më i madh në territoret e pushtuara kundër korrupsionit të Netanjahut. Netanjahu është i dyshuar për pjesëmarrje në dy raste korrupsioni. Rasti i parë ka të bëjë me dhuratat e biznesmenëve të pasur dhe rasti i dytë ka të bëjë me marrëveshjen e kryeministrit të regjimit sionist me pronarin e gazetës sioniste “Jediot Aharanot” për të mbuluar më mirë lajmet e kabinetit të tij dhe për të kufizuar gazetën rivale (Israel Hume ). Arsyeja për demonstratën e së shtunën ishte një projekt ligj i planifikuar për javën e ardhshme nga Kinset (Parlamenti izraelit), sipas të cilit policia sioniste është ndaluar të publikojë hetimet e saj kundër dy rasteve për korrupsion të Netanjahut. Protestat për largimin e Netanjahut dhe për të përshpejtuar procesin e hetimit kundër tij për korrupsion kanë filluar në Tel Aviv dhe zona të tjera të pushtuara disa muaj më parë dhe vazhdojnë akoma. Netanjahu nuk është zyrtari i parë i regjimit sionist që përballet me hetime për shkelje penale dhe merret në pyetje. Korrupsioni moral dhe financiar është i zakonshëm në mesin e zyrtarëve sionist. Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert u dënua gjithashtu në vitin 2014 për ryshfet./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne