Dhjetra kolone çifutë futen në oborrin e Al Aksës

Dhjetra kolonë hebrenjë në shoqërim të policisë izraelite janë futur në kopshtin e Al Aksës në Kuds, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënësi i Drejtorisë të Vakëfit në Kuds, Firas Dibs tha se tre grupe të kolonëve hebrenjë mëngjesin e sotëm janë futur në oborrin e Al-Aksës përmes portës el-Megarib.

Dibs tha se 187 kolonë hebrenjë nga mëngjesi janë futur në Al-Aksa dhe shtoi se autoritetet izraelite lejuan grupin e 40 nxënësve hebrenjë të hynë në të gjitha pjesë e Al-Aksës.

Hebrenjtë këto ditë shënojnë Hanukin, festën e dritës dhe me këtë rast një numër hebrenjësh futen në Al-Aksa.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne