Dhuna e policisë/ Sandër Lleshi me justifikime leshi

Ministri që deklaroi publikisht në “Opinion” se e kishte pranuar këtë post për hir të dashurisë dhe respektit ndaj Edi Ramës, doli sot para mediave për të justifikuar ndërhyrjen brutale të policisë tek fakulteti ekonomik, ku u rrahën, u kapën për fyti dhe u trajtuan brutalisht studentët protestues.

Gjenerali i policisë së vdekur, nuk i përfilli fare këto akte dhune, por u mundua të fshihej pas një alibie burokratike.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Di2UTHywGPs?feature=oembed]

Duke e pranuar se vetë ligji i arsimit të lartë, që Rilindja po e mbron me pathos, nuk e lejon ndërhyrjen e uniformave blu në universitete, Sandër Lleshi u mbrojt me faktin se ndërhyrja i ishte kërkuar drejtëpërdrejt nga rektorati. Por po të lexosh ligjin e miratuar me votat rozë, ai e shkruan shprehimisht: “Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.”

Pra ligji e specifikon shprehimisht se si futet policia në mjediset akademike. Por Lleshi pretendon se kjo gjë i është kërkuar nga vetë universiteti.

Po nga kush?

Pikërisht këtu qëndron e bukura. Po të kqyret shkresa e mëposhtme, ajo është nënshkruar nga Administratori i Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa.

Image

Po kush është ky person?

Një socialist i thekur që ka shërbyer si Drejtor tatimesh në qytetin e Elbasanit, Daja, që pasi ka shërbyer në fushatat e socialistëve (foto poshtë) ka siguruar një vend pëllumbash në Universitetet që gjoja janë autonome dhe të pavarura nga qeveria.

Image

Pra shikoni si mbyllet rrethi vicioz. Një kamikaz i fushatave të PS, kërkon si i pavarur ndërhyrjen e jashtëligjshme të policëve në mjediset akademike dhe një general që është i gatshëm të bëjë gjithçka në emër të Ramës, mbyll sytë dhe çon trupat e tij të dhunshme, gjoja sikur ka marë kërkesë nga universiteti.

Kjo është alibia me të cilën u mbrojt sot gjenerali i policisë së dhunshme, duke u bërë pjesë e një farse që nuk e kapërdijnë dot as budallenjtë dhe duke u bërë pjesë e një manipulimi të dhunshëm të kërkuar nga një militant dhe të zbatuar nga një ushtarak që vazhdojnë ta etiketojnë si të preferuarin e Kadaresë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=d4tSNFIBnwA?start=3&feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne