Dhuna ndaj femrës në Shqipëri arrin kulmin, vritet me plumb në kokë 17-vjeçarja

Një ditë pas Krishtlindjeve, përgjaket kryeqytetit. Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë në zonën e Laprakës në orën 18:17 të pasdites.. Një vajzë 17-vjeçare e identifikuar si Griselda Gjinkola, është qëlluar me plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa një djalë 23 vjeç,Erion Denga është plagosur me plumb në shpatull dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Report Tv ka mësuar se dy të rinjtë ndodheshin në makinë në momentin kur janë qëlluar nga dy persona të maskuar.

Ora 19:13

FOTO nga vendngjarja/ Si u vra adoleshentja brenda makinës në Laprakë, autorët ishin dy

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen që ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Laprakë. Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se mbi viktimën dhe të plagosurin kanë qëlluar dy persona. Ata ishin të maskuar jashtë makinës ku ndodheshin të rinjtë. Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes. Mësohet se Griselda Gjinkola dhe Erion Denga kanë qenë të lidhur me njëri-tjetrin. Mbi ta kanë qëlluar dy persona. Gjithashtu mësohet se 17-vjeçarja dhe i riu, kanë patur shenja në fytyrë dhe në trup.https://youtu.be/UNbEb6CJkkI

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne